close
Rajoni

ZAGREB: SHUHET FUTBOLLISTI ZLATKO KRANJÇAR

AD1BF161-0ED1-479B-B90C-784798427826

ISH-KAPITEN I DINAMOS DHE NDËR MË TË MIRËT NË ISH-JUGOSLLAVI


Ka ndërruar jetë në moshën 65 vjeçare Zlatko Kranjçar, ish-futbiollist  dhe traineri i njohur kroat. Për skuadrën e Dinamos së Zagrebit ka luajtur mbi 300 ndeshje, njësoj si dhe për Përfaqësuesen e ish-federatës jugosllave. Ai radhitet ndër djelmoshat që i dhanë sharm futbollit të kohës edhe në rrafsh ndërkombëtar. Agjencitë e lajmeve rikujtojnë se karrierën e nisi në fillim të viteve shtatëdhjetë të shekullit të kaluar duke i dhënë fund më 1992 për t’iu përkushtuar punës së trainerit. I priu Përfaqësues së Kroacisë në Kampionatin Botëror të Futbollit më 2006 në Gjermani./KlanMacedonia/ 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia