close
Vendi

ZAGREB: VRASJE MAKABRE – BABAI NGULFAT TRE FËMIJËT

541694DB-51B7-4F10-A3C5-CBF74B97614C

DORASI I MBIJETON TENTATIVËS PËR VETËVRASJE


Në Zagreb të Kroacisë, tre fëmijë, dy bineq të moshës 7-vjeçare dhe një katërvjeçar mbrëmë janë ngulfatur nga babai I tyre, I cili më pas është përpjekur të vetëvritet.

Sipas mediave kroate policia ka qenë e alarmuar për vetëvrasje të mundshme pas postimeve nëpër rrjetet sociale, dhe kur ka hyrë në banesë, pas mesnate, ka gjetur trupat e pajetë të tre fëmijëve.

Para sulmit makabër, nëpër rrjetet sociale dorasi ka publikuar një letër ku ka përmendur se ka probleme personale me partneren e tij dhe bashkëshorten si dhe probleme të natyrës financiare.   

Babai, I cili është shtetas I Austrisë me qëndrim të përhershëm në Kroaci, I ka mbijetuar tentativës për vetëvrasje dhe gjendet I shtruar në spital.

Sipas informacioneve jozyrtare të mediave kroate, prindërit e tre fëmijëve kanë qenë të divorcuar. Ata kanë jetuar me nënën e tyre, kurse fundjavën është dashur ta kalojnë me babanë. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia