close
Vendi

ZAHARIEVA: BE-ja S`ËSHTË JUGOSLLAVI, NUK HEQIM DORË NGA KUSHTET

8F46F48E-2CE8-42E4-B514-085267D249D9

“AS SHBA-ja S`MUND TË BËJË PRESIONE”


Nuk do të gjunjëzohemi para presionit të Maqedonisë së Veriut Zv/kryeministrja e qeverisë bullgare Ekaterina Zaharieva edhe një herë e përsëriti qëndrimin e Sofjes zyrtare në raport me negociatat e Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian.

Në intervistë për Televizionin kombëtar bullgar, Ministrja e Jashtme bullgare Ekaterina Zaharieva theksoi se asnjë shtet nuk mund t’i bëjë presion Bullgarisë që të lëshojë pe dhe të lejojë negociata aderuese të Maqedonisë së Veriut me BE-në, nëse nuk plotësohen kushtet që ata i kanë vendosur.

EKATERINA ZAHARIEVA – MINISTRE E JASHTME E BULLGARISË

“Bashkimi Evropian nuk punon si Jugosllavia, ai punon me ndryshe dhe ne i flasim për këtë Republikës së Maqedonisë së Veriut që nga viti 2019. Asnjë vend anëtar i BE-së, as SHBA-të, nuk munden në të ardhmen t’i bëjnë presion Bullgarisë të lëshojë pe dhe të lejojë negociata aderuse të Maqedonsië së Veriut me BE-në. Ata duhet ta kuptojnë se Bashkimi Evropian nuk funksionon si Jugosllavia. Askush nuk mund të na urdhërojë çfarë të bëjmë në Bashkimin Evropian”,

Shefi i diplomacisë së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, dje u takua me Zaharievën në Sofje, ku biseduan për Planin aksional për bashkëpunim të ndërsjellë dhe mundësinë për finalizimin e tij. Në prag të takimit, Osmani njoftoi se 99% e Planit aksional me Bullgarinë që ka të bëjë vetëm me detaje teknike dhe relacione biznesi është harmonizuar. Cilat janë pikat që kanë mbetur dhe për të cilat do të duhet të arrihet marrëveshje me Zaharievën, nuk bëhen të ditura. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia