close
Top LajmeVendi

ZAHARIEVA: GJUHA DHE IDENTITETI MAQEDONAS ME RRËNJË BULLGARE

EKATARINA ZAHARIEVA

“NUK E KONTESTOJMË TË DREJTËN PËR VETËVENDOSJE, POR TË PRANOHET E VËRTETA HISTORIKE”


Maqedonia e Veriut duhet të pranojë se identiteti dhe gjuha maqedonase kanë rrënjë bullgare, nëse dëshiron t`i fillojë negociatat me BE-në, ka theksuar në një intervistë për Agjencinë e Lajmeve Rojters, Ministrja e Jashtme bullgare Ekaterina Zaharieva.

Nëse dy vendet nuk e zgjidhin problemin, Bullgaria do të vendos veto-ka thënë Ministrja e Jashtme bullgare Ekaterina Zaharieva në një intervistë për Rojtersin. Sofja, sic thotë ajo, është duke e humbur durimin për shkak të refuzimit të Maqedonisë së Veriut që ta implementojë Marrëveshjen për Fqinjësi që dy vendet e nënshkruan në vitin 2017.

Problemi kyç për Bullgarinë është se si t`i ndalojë kërkesat për pranimin e pakicës maqedonase në vend. Sipas Zaharievës, ky problem do të zgjidhet nëse Shkupi pranon se gjuha dhe identiteti maqedonas kanë rrënjë bullgare.

“Shqetësimet tona rrjedhin nga pohimet e pafundme për pakicën maqedonase në Bullgari. Pranimi i rrënjëve bullgari do t`i jepte fund kësaj. Nuk e kontestojmë të drejtën e tyre për vetëvendosje, e as të drejtën ta quajnë gjuhën e tyre sit ë duan. Jemi të gatshëm edhe një herë t`i konfirmojmë realitetet aktuale, por ata duhet që ta pranojnë të vërtetën historike” ka deklaruar EKATERINA ZAHARIEVA PËR “REUTERS”.

Ditë më parë, Kryeministri Zoran Zaev theksoi se shpreson që dy palët do të gjejnë një zgjidhje, duke u shprehur i prerë sepër identitetin dhe gjuhën nuk do të negocionojnë./KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia