Zaharova: Dhurimi i tankeve nga Shkupi për Kievin është një gabim i madh

Rusia e konsideron gabim të madh vendimin e autoriteteve të Republikës së Maqedonisë së Veriut për dhurimin e tankeve T-72 në Ukrainë, deklaroi zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme ruse, Marija Zaharova.

Edhe pse është pajisje e vjetëruar, me donacionin, shprehet Zaharova, është dhënë mbështetje për “vazhdimin e aktiviteteve kriminale të regjimit në Kiev”

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Përkundër faktit se, sipas autoriteteve të Maqedonisë së Veriut, bëhet fjalë për një donacion “të padëmshëm” të pajisjeve të vjetruara, fakti mbetet se Shkupi, besnik i NATO-s, është i përfshirë në dërgimin e armëve në Ukrainë, duke kontribuar kështu në vazhdimin e aktivitetit kriminal të regjimit në Kiev kundër popullatës civile në Donbas. Njerëzit që shpallin demokracinë, lirinë dhe të drejtat e njeriut duhet ta dinë këtë. E gjithë kjo çon në përkeqësim të mëtejshëm të situatës. Ne besojmë se ky është një gabim i madh i udhëheqjes së Maqedonisë së Veriut”, thotë Zaharova në një deklaratë të publikuar në faqen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë.

Maqedonia e Veriut që në ditët e parë të agresionit rus i ka dhënë mbështetje qeverisë në Kiev, duke respektuar sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës, ndërsa ka mbështetur të gjitha vendimet për sanksione ndaj Rusisë./MIA

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share