close
Top LajmeVendi

ZBARDHET PLANI QEVERITAR KUNDËR KORRUPSIONIT

3CE12CB1-9440-4D1A-8852-71B68DB3E6D0

KUNDËR KORRUPSIONIT ME “AKSIONIN 21”


Kryeministri Zoran Zaev dhe Zv/Kryeministri Lupco Nikolovski kanë prezantuar planin e Qeverisë për luftë kundër korrupsionit. Me këtë plan, sic u tha, do të crrënjoset korrupsioni dhe u bëhet thirrje qytetarëve të denoncojnë korrupsionin në të gjitha nivelet e institucioneve. Plani ka për qëllim të parandalojë korrupsionin e pushtetit aktual, por sic tha Kryeministri Zaev, t`I zbulojë edhe instalimet korruptive të ish-pushtetit.

Përforcimi I kapaciteteve të prokurorive publike, sistem për lidhje të shërbimeve inspektuese, tërheqjen e certifikatave prej letre nga shërbimet amë – janë një pjesë nga masat e planit qeveritar për luftë kundër korrupsionit. Kryeministri Zoran Zaev, theksoi se plani ka për qëllim të parandalojë korrupsionin tek pushteti aktual, por edhe të zbardh mbetjet e pushtetit të dikurshëm.

ZORAN ZAEV – KRYEMINISTËR

“Sot kjo thirrje për publikimin e këtij aksioni së bashku me Zv/Kryeministrin për Luftë kundër Korrupsionit është një mesazh për të gjithë. Të mos ndodh pastaj – unë jam I ndershëm për herë të parë më ndodhi, të mos ndodh unë jam anwtar I partive në pushtet. Mëshirë nuk do të ketë për askend”

Sipas Zv/Kryeministrit Nikolovski, plani parasheh edhe kthimin e parave në arkën shtetërore, që është zbrazur përmes krimit financiar. 

LUPÇO NIKOLOVSKI – ZV/KRYEMINISTËR

“Përmes masave adekuate do të aktualizohet zbatimi I konfiskimit të pronës si mekanizëm sistematik për luftë kundër korrupsionit, do të përforcohet  koordinimi mes institucioneve kompetente gjatë hetimeve financiare në pjesën e ndjekjes së origjinës së parave si dhe zbulimin eventual të fshehjes, mbulimit të pronës së fituar në mënyrë të jashtëligjshme”

“U mbars mali e polli një mi” – ishte reagimi I VMRO-DPMNE-së pas prezantimit të planit qeveritar për luftë kundër korrupsionit.

VMRO-DPMNE

“Zaevi premtoi se do të prezantojë një plan të madh aksional kundër korrupsionit, kurse askund nuk dëgjuam se deri ku është procedura për paratë në rastin “Zhvatja”, ku i akuzuari i parë Boki 13 mbante një çantë me para, e paratë përfunduan në familjen e Zaevit. Deri sot askush nuk është përgjigjur për arratisjen e Mijalkovit, partnerit të Zaevit. Zaevi nuk tha përse nuk ka përgjegjësi dhe procedurë kundër krimit prej thuajse gjysmë miliardë eurove për shkatërimin e Bankës Eurostandard dhe biznesit me Kombinatin Jellak”

Kryeministri Zaev dhe Zv/Kryeministri Nikolovski kanë theksuar se plani përmban të gjitha vërrejtjet, rekomandimet dhe kërkesat e OJQ-ve, të Platformës qytetare për luftë kundër korrupsionit, të “Transparency International”, Komisionit Antikorrupsion, trupave rregullator dhe të gjitha vërrejtjet dhe rekomandimet e partnerit strategjik SHBA-ve, Raportit të Komisionit Evropian dhe nga të gjitha institucionet që ndjekin situatën në vend. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia