close
Sport

ZBULOHEN NËNTË LABORATORË DOPINGU NË EUROPË

Antidopingu

Arrestohen 234 persona


Një operacion ndërkombëtar antidopingu i koduar “Viribus” dhe i udhëhequr nga Europol është finalizuar sot. Operacioni ishte shtrirë në disa shtete të Europës.

Si rezultat i një hetimi disamujor, 234 persona kanë përfunduar në pranga si dhe janë sekuestruar 3.8 milionë substanca të ndaluara dopingu, që do të përdoreshin nga sportistët.

Europol bën me dije se të hetuar kanë qenë më shumë se 1,000 persona në të gjithë Europën. Hetimet çuan në zbulimin e 9 laboratorëve klandestinë, ku prodhoheshin e përdoreshin substancat e ndaluara, shumë prej të cilave me destinacion sportin.

Kanë qenë 17 grupe kriminele që ranë pre e këtij operacioni, më i madhi ndërkombëtar i organizuar ndonjëherë në Europë. Pjesëmarrës edhe Interpoli, që ka bashkëpunuar edhe me autoritet policore shqiptare. /Agjencitë/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia