close
Showbiz

ZBULOHEN PERFORMUESIT E “TIME SQUARE” PËR 2022

8B7A5120-1200×674-1

Së fundmi janë zbuluar artistët që do të marrin pjesë në shfaqjen e organizuar për Vitin e Ri në Time Square në New York. Disa burime kanë treguar për revistën People  se AJR, Big Boi, One Republic, French Montana Avril Lavigne dhe Travis Barker janë disa nga të famshmit që do të performojnë në skenë gjatë festës.

Treshja e Pop-it AJR do të performojë “Bang” dhe gjithashtu do ti bashkohet Daisy the Great për “Record Player”. Ndërkohë Lavigne dhe Barker do të dalin në skenë së bashku për këngën klasike “Sk8er Boy” dhe këngën e re të Lavigne, “Bite Me”.

Këngëtari i njohur , Don Omar do të përformojë hitin “Danza Kuduro”, ndërsa grupi i njohur Italian Manescin do të këndojë “Beggin”  së bashku me këngën e tyre hit “Mamma Mia”.

Klan News

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia