close
Bota

Zelensky: Beteja e Kharkiv duket e fituar

zelensky-1

Zelensky e ka përshkruar Rusinë si “të çmendur” që ende përpiqet që të rrëmbejë fitoren pasi sipas presidentit ukrainas, beteja e Kharkiv duket e fituar.

Zelensky tha se ishte mirënjohës ndaj të gjithëve që ende mbron Donbasin dhe rajonet e tjera lindore dhe jugore, duke shtuar se Ukraina po i detyronte okupatorët rusë të largoheshin nga toka ukrainase “hap pas hapi”.

Të shtunën, ushtria ukrainase tha se trupat ruse po tërhiqeshin nga Kharkiv, qyteti i dytë më i madh i Ukrainës, pasi e bombarduan atë për javë të tëra.

Qyteti kryesisht rusisht-folës me një popullsi prej 1.4 milionë banorësh të paraluftës ishte një objektiv kryesor ushtarak në fillim të luftës, kur Moska shpresonte të pushtonte dhe të mbante qytetet e mëdha./tvklan.al

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia