close
Bota

Zelensky: Gati të flas me Putinin, por pa ndërmjetës

zelesnski.jpg

Volodymyr Zelensky është gati të flasë drejtpërdrejt me presidentin rus Vladimir Putin, por me kushtin që të mos ketë ndërmjetës. Deklaratën presidenti ukrainas e bëri për kanalin televiziv italian Rai 1.

Zelensky tha se do të fliste vetëm me Putinin, “për kushtet e dialogut, jo për kushtet e ultimatumeve”. Ai tha se “hapi i parë i qartë” për mbajtjen e bisedimeve do të ishte kur Rusia të tërheqë trupat e saj nga Ukraina.

Zelensky shtoi se sa më shumë raste të ketë që tregojnë hapur brutalitetin e rusëve, si ato në Bucha, Borodyanka apo Mariupol, aq më pak tolerant do të jetë ndaj çdo negociate me Rusinë.

Ukraina dhe Rusia nuk kanë zhvilluar bisedime ballë për ballë që nga 29 Marsi dhe kryenegociatori i Moskës, Vladimir Medinsky, që atëherë ka thënë se bisedimet e paqes po mbaheshin në distancë./tvklan.al

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia