Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i ka bërë thirrje kancelarit gjerman Olaf Scholz të ndërmarrë një hap të madh dhe të vizitojë Kievin më 9 Maj.
Kjo është data kur Rusia feston çdo vit fitoren e Bashkimit Sovjetik në Luftën e Dytë Botërore.
“Ai është i ftuar, ftesa është e hapur; ka kohë që është”, ka deklaruar Zelensky.
Zelensky ka qenë më parë kritik ndaj Gjermanisë për rezistimin e thirrjeve evropiane për ndalimin e energjisë ruse.
Në këtë ditë pretendohet se Rusia mund t’i shpallë luftë të hapur dhe zyrtare Ukrainës./tvklan.al