close
Bota

Zelensky: Pushtimi rus i Ukrainës është ‘Covid-2’ dhe armët janë vaksina

ZELENSKY3-696×392 (1)

Volodymyr Zelensky e ka krahasuar pushtimin e Rusisë me Covid-in dhe i ka përshkruar armët dhe sanksionet si një vaksinë, pasi pozicioni ushtarak i Ukrainës në Donbas vazhdon të përkeqësohet, shkruan The Guardian.

Presidenti ukrainas, duke folur përmes një lidhjeje video në një gala për të festuar 100 njerëzit më me ndikim të revistës Time të vitit, loboi përsëri për më shumë ndihmë nga jashtë sepse “ushtria ukrainase po vdes në fushën e betejës”.

Ai pyeti në mënyrë retorike nëse presidenti amerikan, Joe Biden dhe anëtarët e Kongresit po përdornin të gjithë kapacitetin e ndikimit dhe lidershipit.

“Armët dhe sanksionet janë një vaksinë .kundër Covid-2 nga Rusia ,” tha Zelensky, disa orë pasi ai paralajmëroi se lufta për Sievierodonetsk mund të vendosë “fatin” e të gjithë Donbasit.

Serhiy Haidai, guvernatori i rajonit lokal të Luhanskut, tha të enjten në mëngjes se “heshtja në Sievierodonetsk zgjat vetëm kur mbushen armët” dhe se vazhdojnë luftimet në qendrën rajonale.

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia