Të gjithë të vrarët në sulmin në stacionin hekurudhor në Kramatorsk ishin civilë, ka konfirmuar presidenti ukrainas. Volodymyr Zelenskyy tha se në mesin e atyre që vdiqën nuk kishte trupa ushtarake.
Ndërsa në një reagim për situatën, guvernatori i rajonit të Donetsk tha se numri i viktimave ishte rritur në të paktën 39, ndërsa ai i të plagosurve dyshohet të jetë mbi 300.
“Në mungesë të forcës dhe guximit për të na përballur në fushën e betejës, ata po shkatërrojnë në mënyrë cinike popullatën civile”, tha Zelenskyy në një deklaratë.
ADVERTISING
“Kjo është një e keqe që nuk ka kufi. Dhe nëse nuk dënohet, nuk do të ndalet kurrë.”
“Forcat ruse goditën stacionin e trenit në Kramatorsk, duke hapur zjarr në një stacion treni të zakonshëm, mbi njerëzit e zakonshëm. Nuk kishte ushtarë atje”, shtoi presidenti ukrainas./tvklan.al