close
Të ndryshme

ZGJEDHJET 2020 DHE GJUHA E URREJTJES

images

Fjalimet e liderëve por dhe përfaqësuesve politik janë të freskëta, njëzet ditë të plota fushatë zgjedhore me tone agresiviteti dhe tentime për denigrim të oponentit, gjuha e urrejtjes sic duket nuk mungoi as këtë cilkël zgjedhor.

Në bazë të hulumtit në nivel vendi mbi gjuhën e urrejtjes ne zgjedhjet paralamentare 2020 , Profesoresha Sheruze Ballazhi në edicionin e fundit të Klan Debatit deklaroi që e njëjta është manifestuar me intenzitete të ndryshime mes partive.

“Është shumë reale se jo të gjitha partitë kanë përdorur intenzitetin e njëjtë, absulutisht keëtu ka dallime. Emërtimi I oponentit apo liderit të partisë me nocionin pandemic , covid-19 që do të thotë se ndodh dehumanizim dhe I fshihen të gjitha karakteristika njerëzore dhe e quan se je virusi, kjo është identifikuar në këto zgjedhje”,tha Ballazhi.

Vetëm 4% e të anketuarve kanë thënë që në perceptimin e tyre nuk ka pasur gjuhë urrejtjeje në këto zgjedhje, përqindja me e madhe pohojnë të kundërtën. Ajo që është identifikuar dhe qe rezultatet e tregojnë të njëjtën është gjuha e urrejtjes në baza partiake dhe etnike deklaroi Ballazhi

“Vetëm 4% kanë deklaruar se nuk kanë identifikur gjuhë të urrejtjes të tjerët deklarojnë se kanë identifikuar, Kryesisht kjo gjuhë e urrejtjes është mbi baza partiake dhe më pas vijon në rang të dyte gjuhë e urrejtjes në baza etnike”,tha Ballazhi.

Gjuhë e cila gjatë komunikimit përmban sulm , atak , nxitje e urrejtjes, jotolerancë, nacionalizmi, zhveshje e karakteristikat humane të oponentit është cilësuar si gjuhë urrejtje,në periudhën parazgjedhore, Nga OSBE kanë deklaruar se e gratë në politikë dhe gazetaret në të shpeshtën e rasteve janë cak i gjuhës së urrejtjes. /KlanMacedonia

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia