close
Top LajmeVendi

ZGJEDHJET 2020: DITA E DYTË E PROCESIT TË VOTIMEVE

glasanje-bolni-od-koronavirus-14.07.2020-1600×899

Në ditën e dytë të votimeve për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në vend, të drejtën e votës e realizojnë të sëmurët kronik, personat në paraburgim shtëpiak dhe të burgosurit. Në Burgjet e Idrizovës dhe Shutkës procesin e votimit e ka ndjekur kolegu Furkan Saliu.

Në ditë e dytë të votimeve, të drejtën e votës krahas të sëmurëve dhe personave të moshuar e shfrytëzojnë edhe personat në paraburgim dhe nëpër burgje. Është votuar në 13 institucione ndëshkuese-përmirësuese. Vetëm në Idrizovë të drejtën e votës e kanë më shumë se gjysma e të burgosurve, respketivisht 854 persona.

Votimi atje filloi në ora 7 të mëngjesit. Hapësirat ku votohej ishte e madhe me distancë të mjaftueshme, sipas protokolleve të rekomanduara nga Komisioni për Sëmundje Ngjitëse.

Këshillat zgjedhore, policia e burgut dhe të burgosurit I kishin mjetet e nevojsshme për mbrojtje, mjete dezinfektuese dhe maska mbrojtëse.

Të burgosurit ishin dërguar nëpër grupe, kurse votimi zhvillohej pa pengesa.

Përfaqësues të Këshillit Zgjedhor njoftuan se nga 854 të paraqitur nga Burgu I Idrizovës, janë nga 63 komuna që do të thotë 63 lista zgjedhore, që në një aspekt teknik ka ngadalësuar procesin e votimit.

Gjithashtu edhe në Burgun e Shutkës votimi është zhvilluar pa pengesa.

Konfirmimi për process të rregullt zgjedhor ka ardhur edhe nga KSHZ-ja. Kryetari Derkovski ka shprehur falënderime deri tek votuesit që u janë përmbajtur protokolleve shëndetësore. /KlanMacedonia

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia