close
Top LajmeVendi

ZGJEDHJET 2021: LIDERËT E PARTIVE ME MESAZHET E FUNDIT

PER YT .01_22_48_23.Still298

POZITA E SIGURTË NË FITORE, OPOZITA E BINDUR PËR SHUMICË TË RE PARLAMENTARE

 

Kryeministri dhe lideri socialdemokrat, Zoran Zaev, gjatë një tubimi paraelektoral në Gostivar ka komentuar koalicionin VMRO DPMNE – ASH AAA duke pohuar se Mickoski dhe Sela janë bashkuar për të urryer të tjerët.

ZORAN ZAEV – KRYETAR I LSDM-së

“Ky koalicion artificial, kjo martesë interesi do t`u shkatërohet të dielën rreth mesnatës, kur të dy do të shohin se as anëtarët e VMRO-DPMNE-së nuk do të votojnë për Aleancën për Shqiptarët, e as anëtarët e partisë së Selës nuk do të votojnë për VMRO-DPMNE-në”

Nga ana tjetër, sipas VMRO-DPMNE-së, rezultati I zgjedhjeve lokale të së dielës, do të prodhojë zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare.

HRISTIJAN MICKOSKI – KRYETAR I VMRO-DPMNE-së

“Vota juaj do të jetë mesazh për ata që udhëheqin vendin tashmë 52 muaj. Dëshironi të sundojnë me pushtet absolut edhe katër vite, apo doni ndryshime? Pushteti I tyre përfundoi, fundi po shihet”

Nga Tetova, Kryetari I BDI-së Ali Ahmeti, partia e të cilit në këto zgjedhje ka garuar me agjendën e blertë proevropiane, ka paralajmëruar përkrahjen  maksimale të tij dhe ekipit të ekzekutivit për çdo kryetar komune

ALI AHMETI – KRYETAR I BDI-së

“Unë dy kapituj i kam në jetën legale, një është i Marrëveshjes së Ohrit dhe i dyti kapitulli i blertë. Kapitulli që hapim do përkushtim, do studiues, do njerëz të përgatitur, ato ne i kemi si në nivel qendror ashtu edhe në nivel vendor.

 

Edhe lideri I Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, gjatë një tubimi në Gostivar, është shprehur I bindur se fitorja e koalicionit opozitar shqiptar në zgjedhjet lokale do të ndikojë që të krijohet një shumicë e re parlamentare dhe partitë në pushtet do të kalojnë në opozitë.

ZIADIN SELA – KRYETAR I ASH-së 1.16.51

“Këto do t`I bëjë koalicioni ASH-AAA, në momentin kur këta të shkojnë në opozitë dhe këtë e keni fjalë nderi të gjithë deputetëve të Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës”

Në Maqedoninë e Veriut, në mesnatë, hyn në fuqi heshtja zgjedhore për zgjedhjet lokale të së dielës. Të dielën 1.8 milionë votues do të përcaktohen për 10.532 kandidatë për këshilltarë të shpërndarë në 572 lista dhe 299 kandidatë për Kryebashkiak, nga të cilët duhet të zgjidhen 1.347 vende këshilltarësh dhe 81 Kryetar të Komunave./KlanMacedonia/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia