close
Top LajmeVendi

ZGJEDHJET: BASHKOHET OPOZITA – BDI E BINDUR NË FITORE

2BAE236B-E0EE-404A-B3BB-4F2888F255E4

VMRO DPMNE, ASH DHE AAA ZYRTARIZOJNË BASHKËPUNIMIN


Me motivin kryesor, sic thonë nga opozita,luftën kundër krimit dhe korrupsionit në komunat e udhëhequra nga LSDM-BDI, tre Kryetarët, Hristijan Mickoski nga VMRO-DPMNE-ja, Ziadin Sela nga ASH-ja dhe Afrim Gashi nga Alternativa kazyrtarizuar marrëveshjen për paraqitje të përbashkët në zgjedhjet e ardhshme lokale. Sic thuhet në komunikatën e përbashkët, mënyra dhe detajet e bashkëpunimit do të dakordohen nga degët komunale të tre partive.

VMRO-DPMNE, ASH – AAA

Për të artikuluar më mirë zërin opozitar si dhe për të përfaqësuar sa më mirë interesat e të gjithë qytetarëve në nivel lokal, tre kryetarët, duke theksuar këto parime, vendosën për bashkëpunim dhe mbështetje reciproke të kandidatëve për kryetarë komunash. Bashkëpunimi do të thotë që partitë e përmendura nuk do të kandidojnë për kryetar komune në komuna të caktuara dhe do të mbështesin njëra-tjetrën, ndërsa në komunat e tjera do të konkurrojnë me të gjitha partitë e tjera

Nga ana tjetër, nga BDI-ja janë të sigurtë se do ta fitojnë Kërcovën dhe Tetovën. Jo vetëm kaq, integristët shprehen të bindur se do të marrin shumicën dërrmuese të Komunave shqiptare.

ARTAN GRUBI – BDI

Pa asnjë dyshim me 4 Shtator në Gostivar, BDI-ja do t’i konfirmojë kandidaturat për kryetar të komunash dhe sipas sondazheve tona nga 18 komuna ku ne do të garojmë, 16 të gjitha i fitojmë pa asnjë dyshim. rrethin e dytë ku do të hyjmë mund të kemi një garë më të vështirë, Bërvenicë, Studeniçan dhe eventualisht Çashka. Tek tjerat s’kemi asnjë dyshim të vetëm”

Ndërkohë, 15 kanidatë të pavarur për Kryetarë Komunash në gjithë vendin, deri sot kanë arritur t`i tubojnë nënshkrimet e nevojshme. Krahas tyre, nënshkrime kanë grumbulluar edhe 30 lista të pavarur të këshilltarëve nëpër Komuna të ndryshme. Afati i fundit për kompletimin e nënshkrimeve është 30 Shtatori, kurse nga KSHZ-ja kanë njoftuar se atë ditë do të punojnë deri ora 24.00 që t`u jepet më shumë kohë kandidaturave të pavarura.  /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia