close
Rajoni

ZGJEDHJET: BEOGRADI THIRRJE SERBËVE TË KOSOVËS

Screenshot_1

Kritika për grupimin kundër “listës serbe”


Qeveria serbe ka kërkuar që të votohet sa më shumë në zgjedhjet e Kosovës. Reagimet për ndalimin e zyrtarëve serb kanë qenë të ashpra. Serbia bën thirrje që të votohet për Listën Serbe, ndërkaq kritika në shtyp kanë ardhur për tradhti nga një grup që nuk garojnë në këtë subjekt. Analistët thonë se pozita e serbëve dhe dialogu varen nga ndërkombëtarët.

Serbia u ka bërë thirrje serbëve që të dalin në numër sa më të madh në zgjedhjet e Kosovës. Ky apel është bërë që të votohet për Listën Serbe, partinë që është projekt i Beogradit. Këto thirrje i ka bërë edhe presidenti, Aleksandar Vuçiq, por edhe shumica e zyrtarëve serbë.

Ata thonë se Lista Serbe po terrorizohet pasi shqiptarët duan t’i ndajnë serbët.

“Në këtë tentim për të kthyer serbët në qytetarë të dorës së dytë duhet të dalim në zgjedhje masivisht që t’i mundim me rezistencën tonë dhe si vendimtar, me zemër të mbrojmë vatrat tona pasi nuk kemi shtet tjetër përveç Serbisë.”-deklaron Marko Gjuriq, Zyra për Kosovën, qeveria e Serbisë.

Kjo video e politikanit serb nga Kosova, Nenad Rashiq, i cili është i njohur pasi flet dhe shqip, ka tensionuar edhe më shumë situatën pasi dëmi i madh konsiderohet nëse lista serbe nuk i fiton 100 për qind zgjedhjet. Serbia, në fakt, është edhe kundër partive të tjera
Stefan Surliq, nga fakulteti i shkencave politikë në Beograd, thotë se në Serbi ka pritje të mëdha nga zgjedhjet, e që është dialogu, por nuk dyshon në fitoren e listës serbe, pavarësisht se beson në pluralizëm.

“Komuniteti serb nuk ndodhet në një situatë të lakmushme dhe është i rëndësishëm uniteti. Por, është me rëndësi që dhe në këtë situatë të kemi më shumë kandidat dhe parti. Besoj se pas zgjedhjeve vetëm bashkësia ndërkombëtare mund të kenë ndikim edhe tek Prishtina dhe te Beogradi që dialogu të vazhdoj.”-shprehet Stefan Surliq, Universiteti i Beogredit.

Beogradi zyrtar ka protestuar që nuk lejohen zyrtarët serbë të vizitojnë Kosovën, për dallim prej atyre amerikan ose gjerman. /Idro Seferi, Beograd/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia