close
Vendi

ZGJEDHJET LOKALE: 1.045 VËZHGUES TË AKREDITUAR

41D9B87F-3540-4B8F-A969-3FBDBF8FB40A

1.045 vëzhgues të vendit dhe të huaj janë akredituar për Zgjedhjet Lokale të 17 Tetorit.

Sipas të dhënave nga KSHZ-ja, zgjedhjet do të monitorohen nga 714 vëhgues të vendit. Janë akredituar 512 nga Asociacioni qytetar “Aksios 2017” Shkup, 190 nga Shoqata “Civil” si dhe 12 nga Instituti për Strategji Ekonomike dhe marrëdhënie ndërkombëtare – Shkup.

Janë akredituar edhe 219 vëzhgues ndërkombëtarë dhe 40  përkthyes.

Misioni I posacëm për vlerësimin e zgjedhjeve të OSBE/ODIHR-it ka akredituar 217 vëzhgues, Ambasada amerikane – 15, Ambasada e Britanisë së Madhe – 7, Ambasadat e Francës dhe Hungarisë nga 6, IFES dhe Ambasada e Shqipërisë nga 5, Ambasadat e Rusisë, Holandës dhe Italisë nga 4, Ambasadat e Çekisë dhe Kroacisë dhe Komisioni Qendror Zgjedhor I Bosnjë e Hercegovinës nga 3, ambasadat e Greqisë, Bullgarisë dhe Spanjës nga 2, kurse ajo e Belgjikës një vëzhgues.

Sipas afatit të KSHZ-së, akreditimi I vëzhguesve për këto zgjedhje ka përfunduar më 06 Tetor./KlanMacedonia/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia