close
Top LajmeVendi

ZGJEDHJET LOKALE: PËRPLASJE ZAEV – MICKOSKI

DDC23A08-41E1-4DB6-836B-A620BF7EF519

“VOZITJE BIÇIKLETE” OSE “INVAZION”


Dy muaj para zgjedhjeve lokale liderët e dy partive kryesore politike në bllokun maqedonas vizituan zonat e përziera etnike, në rrethinën e Tetovës dhe të Gostivarit, që të bëjnë thirrje se meritojnë fitore në votime për pushtetet e reja lokale. Mënyrën e veprimit, Zaev e përshkroi me fjalor sportiv – si “aftësi për të vozitur biçikletën”, ndërsa Mickoski u shërbye me fjalor më luftarak duke sugjeruar “invazion të opozitës së bashkuar”.

Mënyra në të cilën deri më tani funksionon koalicioni në pushtet në mes LSDM-së dhe BDI-së për Kryeministrin Zoran Zaev është “recetë” për fitore në zgjedhjet lokale. Ai sot në Jegunovcë të Tetovës këtë e përshkroi si “vozitje biçiklete”, aftësi të cilën sipas tij, lideri i opozits ende nuk e përvetësuar.

ZORAN ZAEV, KRYEMINISTËR I RMV-së

“Do të përdor një fjali të një gruaje të mençur – në zonat multietnike politika, jeta dhe puna është si vozitja e biçikletës, në qoftë se nuk i rrotulloni gomat, menjëherë rrëzoheni. Unë shpresoj se Mickoski do të hipë në biçikletë dhe do të nisë që përfundimisht t’i rrotullojë gomat. Për fat të keq ai ende nuk është i përgatitur dhe vërtetë pres që qytetarët të shprehen në pajtueshmëri me perspektivat e përgjithshme të vendit të tyre.”

Për njeriun e parë të VMRO-DPMNE-së, pikërisht “biçikleta” e Qeverisë është burimi i të gjitha problemeve të qytetarëve, që në zgjedhjet lokale duhet të ndryshojë.

HRISTIJAN MICKOSKI, VMRO-DPMNE

“Mesazhi im është të mos e humbim shpresën, të mos demotivohemi, sepse kohët më të mira për Maqedoninë dhe për qytetarët do të vinë. Mënyra e vetme që të tejkalohen këto probleme është që të veprohet në mënyrë invazive, ndërsa kjo është fitore e opozitës së bashkuar dhe humbje katastrofale e këtij pushteti të paaftë të LSDM-së dhe BDI-së.”

Në mesin e problemeve për të cilat ka folur Mickoski është edhe pamundësia që rreth 40 mijë qytetarë të nxjerrin letërnjoftime të reja për shkak të bllokadës së ndryshimeve ligjore në Kuvend. Kryeministri Zaev për këtë problem gishtin e drejtoi te partia e vogël “E majta” e cila me mijëra amendamentet e ka bllokuar ligjin, i cili me propozim të Besës parashikon vend edhe për përcaktimin etnik të qytetarëve në dokument, duke filluar nga viti 2023. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia