close
Top LajmeVendi

ZGJEDHJET LOKALE: SHUHEN DILEMAT, 17 TETORI MBETET DATA PËR MBAJTJEN E TYRE

5D8A97E5-145D-4FE0-A4EB-C27C5E507232

ZAEV: TRE DITËT E REGJISTRIMIT QË PËRKOJNË ME FUSHATËN, NUK NDRYSHOJNË ASGJË


Fillimisht foli për 31 tetorin si datë të mundshme për mbajtjen e zgjedhjeve lokale, por sot kryeministri Zoran Zaev deklaroi se 17 tetori mbetet data në të cilën do të mbahen ato, duke hedhur poshtë dilemat për prolongim të mundshëm me qëllim që fushata të mos përkojë me regjistrimin e popullsisë.

Zoran Zaev, Kryeministër

“Data, sipas propozimit të grupeve të punës që marrin pjesë të gjitha partitë politike është 17 tetori, gjegjësisht nuk ka ndryshime të datës së përcaktuar në Kodin Zgjedhorë. Kishte dilemma për shkak të tre ditëve të përputhjes së regjistrimit dhe fushatës, por në fund, u vendos që ato tre ditë nuk ndryshojnë asgjë, regjistrimi është aktivitet që përfundon brena ditës, fushatat bëhen në mbrëmje.

Zaev nuk e përjashtoi mundësinë që regjistrimi I popullsisë të përfundojë përpara afatit përfundimtarë.

Zoran Zaev, Kryeministër

“Gjithësesi regjistrimi secilin herë është mbajtur 20 ditë, këtë herë janë përcaktuar 30, me të vertetë të përfundojë më herët. Ka mjaftueshëm kohë, nuk ka nevojë për ndryshim të datës së zgjedhjeve. “

Zaev tha se propozimi për pragun e dorëzimit të listave të pavarura të këshilltarëve është 2 përqind, nga numri I përgjithshëm I votuesve, për shembull, nëse në komunë ka 100 mijë votues, nevojiten 200 nënshkrime që të dorëzohet listë e pavarur. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia