close
Vendi

ZGJEDHJET: LSDM E VMRO-DPMNE MBESIN NË QËNDRIMET E TYRE

09D2A97A262CF8916E63BBD7B0006E34

Socialdemokratët thonë se janë për kompromis për datën e zgjedhjeve dhe për këtë shkak kanë marrë pjesë në takimin e liderëve. Por, sic thonë, Marrëveshja për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme mund të arrihet derisa vazhdon situata e jashtëzakonshme.

“Më pas hyn në fuqi Ligji që thotë se zgjedhjet duhet të mbahen më 21 Qershor. Ne duhet të kujdesemi për të gjitha aspektet, për shtetin, për shëndetin e qytetarëve dhe të sigurohen institucione funksionale. Nuk guxojmë ti shkaktojmë dëm shtetit, qytetarëve dhe nuk guxojmë të lejojmë që vendi të hyjë në krizë kushtetuese”, tha Kuzeska.

Nga VMRO-DPMNE-ja mbesin në qëndrimet se shëndeti I qytetarëve është prioriteti para zgjedhjeve. Nga opozita  thonë se data e zgjedhjeve mund të caktohet nëse përafrohen qëndrimet.

“Për momentin nuk kemi përafrim të qëndrimeve, por nëse ka dicka të tillë gjithcka është e mundur. Për ne mbetet prioritet shëndeti I qytetarëve, për shkak se vetm dje kishim katër viktima dhe 19 të prekur, që dëshmon se epidemia nuk po qetësohet. Zgjedhjet duhet të mbahen në momentin kur të ketë kushte dhe kurdo të ketë zgjedhje ne do të fitojmë, por që të ketë zgjedhje më e rëndësishme është shëndeti I qytetarëve”, tha Arsovski.

Kreu i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi theksoi se PDSH-ja mbështet mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare 22 ditë pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme.

Nga përfundimi I takimit të dytë të liderëve politik tek Presidenti Pendarovski, ku nuk u arrit marrëveshja për datën e zgjedhjeve, dy forcat kryesore politike në vend LSDM-ja dhe VMRO-DPMNE-ja vazhdojnë me qëndrimet skajshmërisht të kundërta. Derisa socialdemokratët janë për zgjedhje në Qershor, nga opozita licitojnë me data në fund të gushtit dhe fillim të shtatorit, me arsyetimin se zgjedhjet e shpejta do ta rrezikonin shëndetin e qytetarëve./KlanMacedonia

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia