Kryetari I Kuvendit Talat Xhaferi ka nënshkruar Vendimin për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme për Kryetar të Komunave Pllasnicë dhe Shtip.
Siç ka njoftuar shërbimi për informim I Kuvendit, të Dielën më 13 Dhjetor, është dita kur do të mbahen zgjedhjet e parakohshme në këto dy komuna.
Vendimin do ta zbatojnë KSHZ-ja, Komisioni Komunal zgjedhor dhe këshillat zgjedhore, kurse hynë në fuqi në ditën e shpalljes në “Gazetën Zyrtare”. /KlanMacedonia