Zgjedhjet për këshillin komunal të Tetovës, Besar Durimishi i prin listës së këshilltarëve të Lëvizjes BESA

Zgjedhjet e jashtëzakonshme për këshillin komunal të Tetovës do të mbahen me 20 gusht. Partitë politike kanë zyrtarizuar emrat e bartësve të listës së kandidatëve që do të garojnë për këshilltarë komunal.

Lëvizja BESA, partia që menaxhon me komunën e Tetovës do të garojë me ish kryetarin e këshillit, njëherit kryetar i degës së Lëvizjes BESA në Tetovë, Besar Durmishi.

Durmishi u zgjodh kryetar i degës së Lëvizjes BESA në Tetovë në prag të zgjedhjeve lokale të vitit 2021, zgjedhje të cilat Durmishi dëshmoi sukses, pasi Lëvizja BESA arriti të fitojë komunën e Tetovës dhe bëri shumicën në këshillin komunal.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share