close
Bota

Zgjedhjet presidenciale në Francë, 12 kandidatë në garë

6as6f6-750×430

Qytetarët francezë sot shkojnë drejt qendrave të votimit për raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale. Zgjedhjet vijnë pas një fushate të dobët të lënë në hije nga pushtimi rus i Ukrainës.

12 kandidatë janë në garë në të majtë deri tek kandidatët kundër imigracionit në të djathtën ekstreme. Kandidatët po kërkojnë të rrëzojnë presidentin francez Emmanuel Macron, ndërsa ky i fundi kërkon të bëhet president për herë të dytë. President i zgjedhur për herë të dytë në Francë ka qenë nga Zhak Shirak në 2002.

Dy kandidatët që do të mbledhin më shumë vota në këtë raund të parë do të kualifikohen në raundin e dytë dhe të fundit të zgjedhjeve më 24 prill, ku do të përcaktohet edhe presidenti i ardhshëm i Francës.

Rreth 48.7 milionë njerëz kanë të drejtë vote. Votimi ka nisur në mëngjes dhe mbyllet në orën 20:00.

Tani, sfida kryesore për Macron vjen nga zonja Le Pen e partisë së djathtën ekstreme dhe Jean-Luc Mélenchon në të majtën ekstreme.

Kandidatët në garë për President

Nathalie Arthaud

Nicolas Dupont-Aignan

Yannick Jadot

Anne Hidalgo

Jean Lassalle

Marine Le Pen

Emmanuel Macron

Jean-Luc Mélenchon

Valérie Pécresse

Philippe Poutou

Fabien Roussel

Eric Zemmour

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia