close
Rajoni

ZGJEDHJET: REZULTATET NESËR, HARADINAJ KËSHILLA PËR KURTIN

Screenshot_6

Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj ka disa këshilla për pasuesin e tij në qeveri që pritet të jetë lideri i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti.

E sugjeron që të të mos e përjashtoj Listën Serbe nga qeveria ndërsa thotë se taksa duhet të mbetet në fuqi.

Ai e ka përshëndetur idenë e dy partive që synojnë të formojnë koalicion qeveritar LVV-së dhe LDK-së për zvogëilim e numrit të ministrive, ndërsa thotë se VV-ja ka dëshirë t’i atribuojë vetes meritokraci.

Në zgjedhjet e 6 tetorit sipas rezultateve preliminare Lëvizja Vetëvendosje është fituese e tyre derisa rezultatet përfundimtare pritet të publikohen nesër në rast se nuk ka ankesa lidhur me administrimin e numërimin në QNR.

Ndërsa nevoitet edhe rreth një javë kohë për t’u certifikuar ato. Kosova para një muaji mbajti zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit. /Blerta Dalloshi-Berisha, Prishtinë/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia