close
Top LajmeVendi

ZGJEROHEN HETIMET PËR RASTIN “ZHVATJA”

Screenshot_6

Pesë persona dhe një firmë janë në listën e të dyshuarve në kuadër të hetimit për rastin “Zhvatja” që ka të bëjë me aktivitetet financiare të Organizatës joqeveritare të Bojan Jovsnovskit “Lidhja Ndërkombëtare”. Prokurori Publik Republikan, ka paralajmëruar se të dyshuarit sot do të ndalohen, Kurse Prokuroria kërkon paraburgim për një person. Të dyshuarit ngarkohen për larje të parave dhe mashtrime.

Prokuroria njoftoi se një funksionar dyshohet për mashtrim, sepse i ka ndihmuar Bojan Jovanovskit – Boki 13 në rrjetin e Lidhjes Ndërkombëtare, ku janë mashtruar dy ndërmarje ndërtimore në shumën prej  720 mijë eurove.

“Prokurori Publik kompetent nga Prokuroria Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit sot dha urdhër për zbatimin e procedurës hetimore kundër pesë personave fizik dhe një juridik, për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar se i dyshuari I parë ka bërë vepër të vazhduar penale “Mashtrim” që dënohet sipas Nenit 247 paragrafi 4 lidhur me Nenin 45 dhe vepër penale “Larje të parave” sipas Nenit 273 paragrafi 1 të Kodit Penal.” –theksojnë nga PTHP.

Një nga personat e dyshuar si funksionar, së bashku me të dyshuarin kryesor, ka marrë pjesë në takimet e organizuara nga i dyshuari kryesor, ku e ka shfrytëzuar reputacionin dhe autoritetin e tij dhe të dëmtuarit kanë krijuar përshtypjen se pas projekteve të ofruara ka qëndruar pushteti ekzekutiv, njoftoi Prokuroria.

Në kuadër të hetimeve për zhvatjen, deputetë të LSDM-së kanë dhënë deklaratat e tyre si dëshmitarë në Prokurori. Aleksandar Kiracoski dhe Frosina Remenski-Tashevska ishin të pranishëm në seanca dëgjimore.

Kiracoski ka qenë në takim në të cilin përfaqësues të Lidhjes Ndërkombëtare janë takuar me kryetaren e komunës së Manastirit, ku janë kërkuar lokacione për shtëpitë e pleqve. Remenski ka qenë kryetare nderi e Lidhjes Ndërkombëtare.

Prokurori i shtetit Lupço Jovevski, i cili dot deklaroi se hetimet janë zgjeruar dhe në të janë përfshirë 5 persona dhe një organizatë joqeveritare, nuk deshi të saktësojë cilët janë të dyshuar, vetëm tha shkurt se një pjesë e tyre kanë qenë të thirrur dhe kanë dhënë dëshmitë e tyre. /Klan Macedoni/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia