close
Top LajmeVendi

(VIDEO)“ZGJIDH JETË, VOTO BLERTË” NË “STAND BY”

Screenshot_6

ARIFI: PËR DY MUAJ FILLOJMË ME PASTRIMIN E DEPONIVE NË LIKOVË


 “Zgjidh jetë, voto blertë”. Me këtë sllogan kryetari i Komunës së Likovës Erkan Arifi fitoi besimin e banorëve edhe për një mandat.

Por, blertë nuk ka transmeton KlanM. Me të hyrë në komunë banorët ndeshën me mal mbeturinash. Erë e keqe ku tërbon gjithandej, ndërsa këtu mund të shihen mbeturinat ndërtimore, shishe plastike dhe qelqi, mbetje ushqimore.

“Grumbuj të mëdha mbeturinash kanë krijuar për më shumë se 20 vite një deponi këtu në komunën e Likovës. Para çdo fushate kryetari i Komunës Erkan Arifi premton që do të pastrojë këtë deponi po asgjë nga kjo”.

Kreu i komunës së Likovës, Erkan Arifi për KlanM thotë se Banka botërore ka ndarë 36 milion euro për menaxhimin e mbeturinave gjegjëisht për ndërtimin e fabrikës për riciklimin e mbeturinave të rajonit veri-lindor.

 

ERKAN ARIFI – KRYETAR I KOMUNËS SË LIKOVËS

“Komunës së Likovës u janë ndarë dy kamion të ri, të cilët shërbejnë për grumbullimin e mbeturinave. Tash pëson faza e mbylljes së deponive ekzistuese të cilët do të shëndrrohen në transfer-stacione, ku ne si komunë në bazë të vendimit të ministrisë obligohemi që mbeturinat t’i dërgojmë në qytetin e Kumavovës apo në fabrikën për përpunimin e mbeturinave. 

 

Kjo deponi shpesh digjet, ndërsa tymi ndot edhe më shumë ajrin i cili është i dëmshëm për shëndetin e banorëve përreth/KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia