Zgjidhet çështja e banesave nga fondi i ISH-APJ-së

NDAHEN MARRËVESHJET PËR BLERJEN E BANESAVE PËR PJESËTARË TË MBROJTJES

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

30 pjesëtarë të mbrojtjes më në fund i kanë marrë marrëveshjet për blerjen e banesave në të cilat jetojnë që nga koha e “Armatës Popullore Jugosllave”. Për shkak të një sërë pengesash ligjore dhe efikasitet i pamjaftueshëm për vite më rradhë kanë jetuar në pasiguri, por me Ligjin e miratuar gjatë vitit të kaluar në Kuvend, problemi nisi të zgjidhet. Pjesa tjetër e të punësuarve në Ministrinë e Mbrojtjes dhe në armatë do të marrin kompensim mujor për qira, raporton Klan M.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Disa nga oficerët dhe të punësuarit në mbrojtje kanë pritur edhe nipërit e tyre në banesat ku jetojnë, por të drejtën e pronës e kanë marrë sot.

“Si prind i vetëm në këtë banesë kam rritur tre fëmijë, ndërsa tani vinë edhe nipërit, vrapojnë, luajnë dhe sjellin gëzim në jetën tonë. Do të dëshiroja që të gjithë ne në këto banesa të presim edhe stërnipërit.” – Oficer në armatën e RMV-së.

Banesat u janë dhënë si pjesëtarë të të dikurshmes “Armata Popullore e Jugosllavisë”, por në Maqedoninë e pavarur me dekada janë përballur me pengesa juridike për të arritur të drejtën e pronësisë.

“Kjo ditë për mua, por edhe për të gjithë të pranishmit këtu, besoni se do të mbahet mend si një nga ditët më të rëndësishme në jetët tona. Jo vetëm që e zgjidhim këtë pasiguri që e kemi pasur gjatë gjithë kohës, por edhe sepse përkon me jubileun e armatës, e cila këtë vit shënon 30 vite nga formimi i saj, ku edhe unë edhe të gjithë ne e kemi kaluar jetën tonë.” – Oficer, armata e RMV-së.

Ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska i falenderoi deputetët në Kuvend që vitin e kaluar njëzëri e kanë miratuar Ligjin për shërbim.

“Kjo çështje ka qenë e hapur më shumë se 20 vite dhe kjo për shfrytëzuesit e banesave ka qenë frikë dhe pasiguri, fjalë boshe dhe premtime të paplotësuara. Në mesin e vitit të kaluar u miratua ligji që ishte bazë për marrëveshjet që u ndanë sot. I falenderoj deputetëve që atëherë e mbështetën ligjin.” – Slavjanka Petrovska, ministre e mbrojtjes.

Deputetët në Kuvend siç duket nuk kanë të njëjtin mirëkuptim për Ligjin e ri për Shërbim në Armatë, me të cilin zgjidhen çështje të tjera, mes tjerash për shkak të faktit që pritet më shumë se një vit e gjysmë për të shkuar në pension. Pushteti dhe opozita edhe për këtë propozim ligjor, si edhe për shumë të tjerë, ia hedhin përgjegjësinë njëra-tjetrës, ndërsa Kuvendi kohëve të fundit është më shumë i bllokuar për arsye politike, sesa funksional. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share