close
Top LajmeVendi

ZHBOGAR: ME OSE PA DATË, BE-ja e MBËSHTET VENDIN

Screenshot_8

BE-ja kërkon ide më kreative dhe aplikime më të mira për shfrytëzimin e fondeve


Disa qindra përfaqësues të komunave në Maqedoni të Veriut treguan se janë të interesuar për udhëzime, si me projekte më të mira dhe më të qëndrueshme do të mund të shfrytëzojnë më shumë para nga fondet e BE-së. Ambasadori i BE-së Samuel Zhbogar theksoi se politikën e lartë dhe planet për metodologji të re për negociata aderuese do t’i lë në dorë të qeverive në Bruksel, ndërsa këtu në vend do të fokusohen në evropeizimin e jetës së qytetarëve, në çdo aspekt.

Duke mos pasur mundësi të përgjigjen se çfarë vendimi do të pasojë muajve në vijim rreth negociatave aderuese të Maqedonisë së Veriut me BE-në, që u bllokuan në Samitin e fundit në Bruksel, ekipi i zyrës evropiane në Shkup fokusohet në projekte praktike për përmirësimin e kualitetit të jetës në vend. Në punëtorinë për nxitjen e më shumë ideve dhe aplikacioneve të suksesshme për projekte të qëndrueshme në nivel komunal, të financuara nga BE-ja, kanë marrë pjesë rreth 400 pjesëmarrës që dëshmon se qëllimi është i dyanshëm.

“Për këtë shkak tani shkojmë në Komunat që tu ndihmojmë kryebashkiakëve dhe komunave të përmirësojnë jetën, që njerëzit të fillojnë ta ndjejnë Evropën në ambientet rreth tyre, pa marrë parasysh nëse kanë fillur negocatat apo jo.”-deklaroi Samuel Zhbogar, Ambasador i BE-së në Shkup.

Një sërë shembujsh për shfrytëzimin e deritashëm, por edhe ide nga më të ndryshmet se ku ka nevojë më së shumti për mjetet e obliguesve tatimor evropina, Shefi për bashkëpunim në Delegacionin Evropian Nikola Bertolini mision e tij e përshkroi me fjalën e urtë “Nuk ju japim peshq, por ju mësojmë se si më mirë të peshkoni.”

“Ne kemi shumë, thuajse dy miliardë euro nga viti 1997, kurse për momentin zhvillohen rreth 400 projekte, prej të cilëve 109 projekte nëpër komuna, 98 për shoqërinë civile … Besoni se kjo është shumë më tepër nga ajo që mund të absorbohet. Ky është problemi, kemi shumë para, kurse financojmë projekte që nuk janë më të mirët. Për këtë shkak mendojmë se si ti përmirësojmë.”-vlerëson Nikola Bertolini, Delegacioni i BE-së.

Fondet evropiane të cilat konsiderohen shtylla e dytë e procesit të integrimit evropian, krahas dialogut politik, bëhen gjithnjë e më të kapshme për komunat, megjithatë nuk janë në tërësi të shfrytëzuara, për shkak të kompleksitetit të procedurës për aplikim, por edhe për shkak të zhvillimit të pamjaftueshëm të kapaciteteve për përgatitjen e tyre.

“Zhvillohen, por ajo është materie e gjallë, procesi zgjat shumë, edhe po të mos jetë procesi i gjatë, komunat duhet të zhvillojnë kapacitete të tilla. Secilat zgjedhje sjellin ndryshime të caktuara, është e rëndësishme të mbahet vazhdimësia edhe në nivel komunal.” –shprehet Dragan Tilev.

Bashkimi Evropian me fondet e veta bën përpjekje të arrijë standarte evropiane të jetesë, pothuajse në çdo nivel dhe në çdo fushë në Maqedoninë e Veriut – si përmirësimi i ambinetit jetësor, i bujqësisë, i arsimit, përforcimin e demokracisë dhe sundimin e ligjit, marrëdhëniet e mira me fqinjët, transporti, punësimi i të rinjve, kujdesi social dhe ekonomia. Derisa në Bruksel në nivel politik zgjidhet nëse do të vazhdojë ose jo procesi i zgjerimit, ose Ballkani Perëndimor do të jetë i lidhur në nivel të bashkësisë ekonomike, komunat në Maqedoninë e Veriut kanë shans për të bërë evropeizimin e ambientit të tyre më mbështetje të taksapaguesve evropianë. /Biljana Georgievska/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia