close
Top LajmeVendi

ZHBOGAR NË GOSTIVAR: DATA NUK NDRYSHON JETËN E QYTETARËVE

Screenshot_6

Euroambasadori në takim me kreun e komunës së Gostivarit


Euroambasadori Zhbogar duke komentuar mos marrjen e datës për negociatat theksoi se e kupton që data është shumë e rëndësishme dhe motivuese për qytetarët, por nuk do të ndryshojë jetën e tyre.Përderisa e presim datën më e rëndësishme është të shohim se çfarë mund të bëjmë për qytetarët theksoi Zhbogar. Këto komente euroambasadori i bëri sot gjatë vizitës në komunën e Gostivarit ku mes të tjerash ka diskutuar për projektet dhe sfidat e komunës me kreun e Gostivarit.

Ambasadori i BE-së në RMV, Samuel Zhbogar vizitoi komunën e Gostivarit dhe diskutoi me kreun e komunës, Arben Taravarin situatën e vendit pas vendimit të Brukselit qw tw mos jep datw pwr fillimin e negociatave me RMV-nw. Zhbogar theksoi se pas vendimit të tetorit, kanë vendosur që të shtrijnë qasjen tek qytetarët dhe komunat lokale.

‘Vendet anëtare të BE-së gjatë muajve të ardhshëm do të flasin për metodologjinë e re, shpresoj që do të merret vendim. Por unë nuk dua të jap ndonjë afat të caktuar se çfarë do të ndodh. Unë jam këtu që tri vite dhe kam besuar në afatin e tetorit, por tani kam mësuar që nuk duhet të japim shumë premtime por duhet të presim. E kuptoj që data është shumë e rëndësishme, motivuese për qytetarët, por data nuk do të ndryshojë jetën e qytetarëve.Përderisa e presim datën më e rëndësishme është të shohim se çfarë mund të bëjmë për qytetarët.” –deklaroi Samuel Zhbogar, Ambasador i BE-së në RMV.

I pyetur se si e komenton mos marrjen e datës së vendit për fillimin e negociatave, kreu i Gostivarit, Arben Taravari, vlerësoi se marrë në analizë, kjo qeveri nuk e ka merituar marrjen e datës, megjithatë siç u shpreh, do të ndihmojnë në procesin e integrimit të RMV-së në BE.

‘Të gjitha proceset që kanë qenë në parlament të RMV-së i kemi votuar, të gjitha ndryshimet kushtetuese, jemi munduar të japim impakt pozitiv për marrjen e datës, na vjen keq që nuk o mor data, por,  unë shpesh herë edhe publikisht e kam thënë, më mirë të merreshte, por nëse e analizojmë vetveten, a e kemi merituar, fatkeqësisht si qeveri nuk e ka merituat datën.’ – shprehet Arben Taravari, Kryetar i Komunës së Gostivarit.

Gjatë ditës, Zhbogar ka qëndruar në Gostivar, dhe mes të tjerash ai ka vizituar edhe gjimnazin e Gostivarit ku  ka diskutuar  me nxënësit rreth problemeve të tyre. /Blerona Jakupi/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia