close
Screenshot_9

POLICIA ME VETËM NJË QEN PO TENTON TË GJEJ NDONJË GJURMË


Të enjten pasdite, 62 vjeçarit Eqerem Luftiut nga Tetova, i humbën gjurmët.
Familja e paraqet rastin në polici, e prokurori kujdestar kërkon nga Telekomi listingun e telefonatave dhe lokacionin e fundit. E nga Telekomi, përgjigjen se për shkak festave, nuk kanë njerëz që mund të përgjigjen në këtë kërkesë transmeton KlanM.
Të dielën në mbrëmje, listingu arrin në prokurori, e lokacioni i fundit i detektuar është në një lagje afër rrugës industriale
Prokuroria kërkon ndihmë nga Njësiti për qenë, e këta të fundit, arrijnë rreth orës 14:30, me një qen të vetëm.

Kërkimi përfundon pas 40 minutave, por pa sukses.


Është simptomatike se vetëm një person me një qen ka ardhur ta kërkojë rrjedhën e lumit që është e gjatë dhe vazhdon në disa fshatra dhe kalon në tre komuna transmton KlanM.Pra do të bëhet edhe më vështirë për të gjetur ndonjë gjurmë, për shkak se prej në Tetovë kalon në komunën e Zhelinës rrjedha e lumit dhe pastaj përfundon edhe në Jegunovcë kështu që me çdo ditë që kalon do të bëhet edhe më e vështirë për të gjetur ndonjë gjurmë.
Nga i njëjti lum, vetëm një ekip ka nxjerrë tre trupa të pajetë./KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia