close
Vendi

ZHELINË: SHËNOHET 100-VJETORI I MASAKRËS SË DËBËRCËS

no thumb

Në fshatin Dëbërcë të komunës së Zhelinës është rikujtuar sot 100-vjetori  i vrasjes së 73 burrave nga ushtria serbe. Edhe pse është bërë identifikimi i viktimave, historia as sot e kësaj dite nuk ka mundur të zbardh se si ndodhi kjo vrasje makabre.

Banorët e fshatit  Dëbërcë  shënuan 100 vjetorin e masakrimit  të 73 burrave që janë ekzekutuar nga ushtria serbe në ditën e dytë të festës së Fitër Bajramit të vitit  1915, me  pretekst për  hakmarrje  për vrasjen e një ushtari serb nga njerëz të panjohur.  Me këtë rast për herë  të parë  u bë  falja e xhenazeve  në vendin ku ka  ndodhur  masakra,  pasi  askush  edhe sot e kësaj dite nuk e dinë se si janë ekzekutuar, këtë  ekskluzivisht  para mikrofonit të  TV ART e deklaroi Bajram Hasani imam  në xhaminë e fshatit.

Ne bëmë tonën që mbas 100 vjetëve , sot dita e dytë e Bajramit ka qenë vrasja e këtyre dy vëllezërve tonë në këtë vend, rruga ka qenë këtu, ushtria serbe ka ikur nga ushtria bullgare edhe ka mbërijtur deri në këtë vend, jo fshatarët tonë, nuk kanë qenë prej fshatit tonë, kanë qenë njerëz të malit dhe gjithashtu ato prej këtë vend kanë shkuar në mal, dhe pas malit ka shkur dikun tjetër, ne nuk e dijmë se kush kanë qenë ata njerëz, ata marrin një hakmarrje të madhe, për një njeri, vrasin 73 vetë për një ditë’ – tha ai .

Sipas banorëve të fshatit Dëbërcë kjo ditë duhet të shënohet tradicionalisht në këtë Qendër Memoriale, kurse historianët të zbardhin rastin.

“Është mirë të hulumtohet edhe më tej diçka,  dikush që merret me histori të shkon në arkivat e Turqis, e kudo… ndoshta sepse kjo ka ndodhur prej serbëve prej dorës serbe barbare, sepse të vritet një fshat i tërë nuk është punë e vogël , por ja ata janë armiq të tillë , veçanarisht këto sllavët, mbasi edhe sot e sot po ndodhin tragjedi të tilla dhe pak për publikun ndoshta është e habitshme se si mund që mos të dihet që100 vjet” –  deklaroi Gani Nebiu – banor  i fshatit  Debër

“Hiç nuk e ka të ditur katundi, burrat gjithë janë farau, s’ka mbet burrë atje. Hallkit i kanë varros këtu, ne nuk i kemi pa, ai serbi i ka vra atëhere kinse e kanë vra një ushtarë, aspak se di unë, a vërtet e kanë vra apo jo, nuk e di unë” – deklaroi  Nusret Avdija – Banorë

Rrjedhimisht, kërkesa për zbardhjen e rastit në të cilin u vranë, sikurse rikujtohet, pa kurrfarë faji, 73 burra të kësaj ane, janë bërë qysh në vitet e tetëdhjeta të shekullit të kaluar, por atëherë e sot nuk është hedhur dritë mbi këtë çështje. /Shaban Sinani/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia