close
Top LajmeVendi

“ZHVATJA”: BOKI 13 MBETET NË PARABURGIM

CBCC0F0E-D913-4468-970E-E74AACA9BB78

Gjykata e Apelit nuk e pranoi ankesën e palës mbrojtëse


I dyshuari i parë në rastin “Zhvatja” Bojan Jovanovski i njohur si Boki 13 mbetet në paraburgim – ka vendoaur Gjykata e Apelit.

Gjykatësit e kanë hedhur poshtë ankesën e avokatit Sasho Dukovski, me të cilën kërkonte që Bojan Jovanovskit t’i shqiptohej masa alternative për sigurimin e pranisë.

Gjykata vlerëson se ende ekzistojnë mundësi që Boki 13 të arratiset dhe të jetë i pakapshëm për organet e ndjekjes, si dhe ta përsëris veprën për të cilën ngarkohet.

Boki 13 kërkoi që të lirohet nga paraburgimi për shkak të gjendjes së tij shëndetësore dhe pamundësisë që i njëjti të trajtohet në burg.

Avokati Dukovski, nga ana tjetër kishte thënë se vendimi i Gjykatës Penale për vazhdimin e paraburgimit nuk përmban argumente. /Klan Macedoni/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia