close
Vendi

ZHVATJA E BIZNESMENIT: DY TË DYSHUAR PËR MASHTRIM DHE PREZANTIM TË RREJSHËM

obvinitelstvo-3

Edhe pse PTHP-Shkup kishte kërkuar paraburgim për dy të dyshuar në rastin për shantazhimin e biznesmenit, me qëllim që të ndalojnë një hetim joekzistues ndaj tij, Prokuroria ka ndërruar mendje dhe për njërin ga të dyshuarit ka tërhequr propozimin.

GJYKATA THEMELORE PENALE

“Pas nxjerrjes së dy personave para Gjykatës Penale, në seancën për propozimin e dorëzuar, Prokurori kompetent publik ka tërhequr propozimin për një person dhe ka propozuar masa më të lehta për siguri të prezencës”

Nga kjo gjykatë thonë se për të dyshuarin e parë me iniciale M.M, që ndiqet për veprën “mashtrim” është pranuar propozimi dhe gjykatësi i procedurës paraprake I ka përcaktuar 8 ditë paraburgim për shkak se bëhet fjalë për lëndë me procedurë të shkurtër. Për të dyshuarin e dytë për prezantim të rrejshëm, pasi Prokuroria kishte kërkuar masa më të lehta, gjykatësi ia ka marrë pasaportën dhe I ka urdhëruar që të paraqitet kohë pas kohe në gjykatë.

Në Komunikatën e PTHP – Shkup, që ishte publikuar më parë, nuk përmendej se njëri prej të dyshuarve është I punësuar në Agjencinë për Siguri Kombëtare. Edhe pse sipas informacioneve jozyrtare në këtë rast është është presoni I cili është prezantuar rrejshëm. Nga Agjencia për Siguroi Kombëtare për agjencinë e lajmeve MIA kanë përgënjeshtruar se punonjës të agjencisë janë arrestuar apo janë involvuar në këtë rast.

Për të dyshuarin për mashtrim që u dënua paraburgim, u tha se bëhet fjalë për një persona të amnistuar për ngjarjet e dhunshme në Kuvend më 27 Prill 2017.

Sipas informacioneve të Prokurorisë, ai ka gënjyer se ka informacione për gjoja procedurë në Prokurorinë për Ndjekje të Krimit të organizuar dhe korrupsionit kundër personave fizik dhe firmave. Në kompjuterin e tij ka përgatitur edhe një urdhëresë të rrejshme për hapje të procedurës me të cilën ka bindur biznesmenin për vërtetësinë e informatave të tij.

PTHP – SHKUP

“Nga njëri gjoja prej të dyshuarve në këtë procedurë dhe nikut të tij ka kërkuar shpërblim në të holla prej 75.000 euro që do t`I paguhen në disa këste që t`I shfrytëzojë lidhjet dhe gjoja I ka patur me persona zyrtar – hetues në Prokurori që të ndalet procedura. Urdhëri me përmbajtje të pavërteta që ia ka treguar të dëmtuarit që ta bind në vërtetësinë e pohimeve të tij, I dyshuari e ka krijuar në kompjuterin e tij, me cka e ka mashtruar personin e dëmtuar” 

Takimi për marrjen e parave që I kanë kërkuar dy të dyshuarit është mbajtur të Mërkurën më 3 Nëntor. I dyshuari I parë është takuar me biznesmenin në një restoran në Shkup dhe ka marrë nga ai 5.000 euro, pas cka pasoi aksioni për arrestimin e tyre./KlanMacedonia/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia