close
Top LajmeVendi

“ZHVATJA”: KËRKOHET VAZHDIMI I PARABURGIMIT TË JANEVËS

Screenshot_4

Prokurorja për krim të organizuar dhe korrupsion Villma Ruskovska sot në Gjykatën Themelore Shkupi 1 ka dërguar kërkesë për vazhdimin e paraburgimit të ish-prokurores së Posaçme Katica Janeva edhe për 30 ditë. Kjo d.m.th muaji i dytë pas hekurave të ish-shefes së PSP-së, e arrestuar më 21 gusht nën dyshimin për përfshirje në rastin “Zhvatja”, për të cilin dy persona u arrestuan paraprakisht.

A do të ngelë Katica Janeva, shefja e shkarkuar e PSP-së, edhe një muaj në paraburgim, duhet të vendosë Gjykata Penale në Shkup, pasi të shqyrtojë kërkesën e dorëzuar të prokurores për krim të organizuar dhe korrupsion, Villma Ruskovska, e cila e udhëheq rastin “Zhvatja”. Janeva u arrestua më 21 gusht, para dhjetë kamera të mediave, nga shtëpia e saj në lagjen Kozle në Shkup.

Por, edhe nëse përgjigjet se gjatë këtij procesi Janeva ka pasur përfitime personale, baza në të cilën prokuroria kërkon paraburgim për të, pas çka nga shtëpia e saj me kamion të policisë u konfiskuan mobiljet, për të cilat pohohet se i ka marrë nga biznesmeni Orce Kamçev, i dyshuar në rastin “Perandoria”, për mashtrim dhe larje të shumave të mëdha të parave, lëndë e ngritur nga PSP-ja.

Dje avokatja e Janevës, Irena Fërçkoska, kërkoi heqjen e paraburgimit, duke shtuar se klientja e saj nuk është në gjendje të mirë psikologjike, duke ofruar pasuri të patundshme të të dyshuarës si garancë se nuk do të largohet. Paraburgimi 30-ditor i Janevës  përfundon të premten, deri kur pritet vendimi nëse masa e paraburgimit do të vazhdojë.

Për rastin “Zhvatja” në  paraburgim janë edhe dy persona, Bojan Jovanovski dhe Zoran Milevski. Dyshimi se Janeva ka bashkëpunuar me ta gjatë zhvatjes së parave, ishte goditje e fortë për institucionin – Prokuroria e Posaçme Publike, e cila praktikisht nuk ekziston, pasiqë të hënën Këshilli i Prokurorëve i ktheu prokurorët e deriatëhershëm të PSP-së në vendet e mëparshmë të punës, ndërsa Janevën e privuan nga ushtrimi i detyrës së prokurores. /Biljana Georgievska/

 

 

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia