close
Top LajmeVendi

“ZHVATJA”: NIS SEANCA PËR SHPIFJE MES ZAEVIT DHE NIKOLLOVSKIT

45028930-D299-4B33-B4AD-6D09E1F57AB2

ZAEV KËRKON PËRGJEGJËSI PENALE, NIKOLOVSKI  QËNDRON PAS DEKLARATËS


Sot ka filluar gjykimi për padinë për shpifje që kryeministri Zoran Zaev e ka ngritur ndaj nënkryetarit të VMRO-DPMNE-së Aleksandar Nikollovski. Zaev akuzon Nikollovskin se ka shpifur për të kur ka deklaruar publikisht se Zaev është në piramidën në rastin “Zhvatja”. Që të dy theksojnë se kanë të drejtë dhe që të dy presin që gjykata të vërtetojë pretendimet e tyre.

Edhe kryeministri Zoran Zaev edhe nënkryetari I VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikollovski insistojnë se kanë të drejtë dhe që të dy presin që gjykata të vërtetojë pretendimet e tyre. Këto deklarata ata i dhanë pas përfundimit të seancës së parë për shpifje, ku Zaev e ka paditur Nikollovskin, për shkak të deklaratave të tij se kryeministri është I përfshirë në piramidën e rastit “Zhvatja”.
Zaev thotë se pretendimet e Nikollovskit janë të paargumentuara dhe nënvizon se fakti që vet ai e ka denoncuar rastin në prokurori, flet se nuk është aspak I përfshirë.

ZORAN ZAEV, KRYEMINISTËR

“Për pretendimet e tij, pa argumente, duke më fajësuar mua, kërkoj përgjegjësi penale me atë që pres që gjykata të vërtetoj se bëhet fjalë për shpifje dhe fyerje dhe për prishje të nderit dhe reputacionit tim.”

Nikollovski nga ana tjetër thekson se I qëndron prapa deklaratës së dhënë dhe pret që të dëshmohen pretendimet e tij, thekson se një ditë do të dëshmohet se kryerës I asaj vepre është Zoran Zaevi, pavarësisht faktit që thotë se ai e ka denoncuar këtë rast.

ALEKSANDAR NIKOLOVSKI, NËNKRYETAR I VMRO-DPMNE-së

“Unë besoj se në periudhën e ardhshme, ndoshta nuk do të jetë muaj, ndoshta me vite, do të dëshmohet se është kryerësi në rastin ‘Zhvatja’.”

Gjatë seancës së sotme si dëshmi Nikollovski e ka treguar inçizimin e Bojan Jovanovskit, I njohur si  Boki 13 i cili është I dënuar me 9 vite burg pikërisht për këtë rast, ku ka thënë se paratë e “Zhvatjes” duhet të kërkohen tek Zoran dhe Vice Zaevi. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia