close
Top LajmeVendi

“ZHVATJA”: REMENSKI NUK NDJEHET FAJTORE

Screenshot_7

Deputetja dhe i ati i Boki 13 dëshmuan në gjykatën penale


Deputetja dhe ish-kryetarja e Kuvendit, Frosina Remenski, pas një ore tek gjykatësja e procedurës paraprake për rastin “Zhvatja” ka deklaruar se nuk ndjen faj dhe se do të bashkëpunoj me prokurorinë që të zbardhet tërësisht rasti.

Nervozizmi ishte evident tek deputetja e LSDM-së, Frosina Remenski…

Ajo doli para gjykatësit për tu mbrojtur nga pretendimet e Prokurorisë se ka qenë e përfshirë në aktivitete ilegale në suaza të organizatës “Bashkimi Ndërkombëtar” ku kryetar ishte Bojan Jovanovski, tanimë i akuzuari kryesor në rastin “Zhvatja”. Remenski u ankua për raportimin e mediave për të, duke i cilësuar si jo etike. E fajtore nuk ndjehet, madje tha se Prokuroria përveç pohimeve, nuk prezantoi asnjë provë për implikimin e saj në aktivitetet ilegale të “Bashkimit Ndërkombëtar”.

“Përveç asaj që është shkruar në kumtesën e Prokurorisë, asnjë provë nuk u prezantua para gjykatësit në pjesën e argumentimit. Unë pres nga Prokuroria që ta dëshmojë atë për të cilën më akuzon.” – tha Frosina Remenski, deputete e LSDM-së.

Ajo do ta respektojë Kodin etik të partisë, i cili kërkon që të pushojnë të gjitha funksionet derisa nuk përfundon i gjithë procesi gjyqësor, por kërkoi që të respektohet prezumcioni i pafajësisë.

Në kumtesën e djeshme, Prokuroria Informoi se për cilat vepra dyshohet deputetja, Frosina Remenski.

“Njëra prej personave të dyshuara në cilësinë e funksionarit, së bashku me të dyshuarin kryesor ka qenë prezentë në takimet e organizuara nga i dyshuari i parë, me çka e ka përdorur pozitën dhe autoritetin e saj nga çka të personat e dëmtuar kanë krijuar përshtypje se pas projekteve të propozuara qëndron pushteti.” – thonë nga Prokuroria Publike e Maqedonisë së Veriut.

Në ndërkohë, Prokuroria Publike ka ngritur akuza ndaj tre të dyshuarve kryesorë në rastin “Zhvatja”.

Bojan Jovanovski, Katica Janeva dhe Goran Mileski do të gjykohen për pranimin e shpërblimit për veprime ilegale, larje parash dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizimeve. /Furkan Saliu/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia