close
Top LajmeVendi

“ZHVATJA”: TRE VJET BURG PËR ZORAN MILEVSKIN

Screenshot_6

Prokurorja Ruskoska e kënaqur nga vendimi


I dyshuari i tretë i rastit “Zhvatja” Zoran Milevski Kiçeec, dënohet me tre vite burg, në të cilën do të përfshihet edhe koha që i akuzuari ka qenë në paraburgim. Kiçeec një ditë më parë, kur nisi gjykimi për këtë rast, e pranoi se ndjehet fajtor, për veprën penale që i ngarkohet, “pranim të shpërblimit për ndikim të jashtëligjshëm”.

“Në bazë të pranimit të fajit, i akuzuari Zoran Mileski, i njohur me nofkën Kiçeec. Është fajtor. Dënohet me dënim me burg në zgjatje prej 3 vjetëve.”

Zoran Milevski i njohur si Kiçeec, nuk iu deshtë më shumë se një seancë që ta pranojë fajin dhe të shpallet fajtor. Ai në procedurën e mëtutjeshme do të mund të paraqitet si dëshmitar.

“Propozoj që burgi shtëpiak i të burgosurit të vazhdohet derisa të fillojë vuajta e dënimit.- deklaroi Villma Ruskoska, Prokurore.

“Ne propozojmë që burgi shtëpiak të shfuqizohet.” –shprehet Aleksandar Novakovski, avokat.

Avokatët e tij kërkuan që ai të dënohet me kusht, për shkak se duhet të kujdeset për prindin e sëmurë dhe për pesë fëmijët, por ai do të mbetet në burg shtëpiak, derisa vendimi të bëhet i plotfuqishëm.

E nga vendimi doli e kënaqur edhe prokurorja e rastit, Vilma Ruskoska.

“Mendoj që sanksioni i shqiptuar është i mirë, por megjithatë pasi ta marr aktvendimin do të vendosi se a do ta ankimoj për dënimin.” – vlerëson Villma Ruskoska, Prokurore.

Duke pasur parasysh se ai e ka pranuar fajin dhe që nuk ka qenë asnjëherë i gjykuar, prokurorja Ruskoska nuk ka pritur dënim më të madh për Kiçeec. Të premten vazhdon gjykimi për dy tjerët të akuzuar në këtë rast, Bojan Jovanovski dhe Katica Janeva. Që të dytë, në fjalët hyrëse thanë që nuk ndjehen fajtorë. /Furkan Saliu/

 

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia