close
Ekonomi

ZHVILLIM EKONOMIK PËRMES TEKNOLOGJISË DHE INOVACIONIT

Screenshot_6

Këshilli i Investitorëve të Huaj në “Librin e Bardhë“ 2018 ka percaktuar migrimin e popullsisë në punë dhe mungesën e inxhinierëve dhe ekspertëve me aftësi në shkencë, teknologji dhe inovacion si një nga sfidat më të mëdha për punën industriale në vend.

Referuar këtijë fakti Verica Jordanova nga InnoTech Klub shprehet që qëndrushemëria e zhvillimit ekonomik bazohet në promovimin e shkencës, teknologjisë dhe inovacionit dhe perfshirjen e drejtpërdrejt të të rinjve gjë të cilën synon projekti InooTech Klub.

“Si ekonomi ballafaqohemi edhe me largimin e kuadrove, por edhe me trend negativ në aspekt të industrializimit të shtetit. Për këtë arsye mendojmë se përmes këtij projekti që bazohet në aktivitete që quhen “innocoffee” aktivitete do t’i theksojmë shembujt pozitive që ekzistojnë në ekonominë e Maqedonisë së Veriut, të studentëve të rinj dhe innovative dhe kompanive që punojnë në këto fusha, si shembuj që duhet të ndiqen edhe më tej.” –shprehet Verica Jordanova, Innotech klub.

Kjo platformë ka mision ngritjen e vetëdijes për rëndësinë e shkencës, teknologjisë dhe inovacionit, bërë bashkë të rinjtë si aktorë kyç përmes motivimit dhe rrjetëzimit me institucione arsimore, biznese, qendra hulumtuese, starup kompani dhe institucione tjera të fushës. /Artina Zeqiri/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia