close
EkonomiVendi

ZHVILLIMI I BIZNESEVE: PËRKRAHJE FINANCIARE PËR TË NXITUR BIZNESMENËT

Screenshot_2

Debate rreth Tatimit Progresiv


Fondi inovativ për zhvillimin e bizneseve në rajonin e Pollogut ishte tema e takimit të sotëm në UEJL mes ministres së investimeve të huaja Zorica Apostollska, përfaqësuesve të OEMVP-së dhe përfaqësuesve të kompanive nga Rajoni i Pollogut.

Ministrja e investimeve të huaja, Zorica Apostolska sëbashku me përfaqësues të OEMVP-së organizuan në UEJL një takim me përfaqësues të kompanive nga Pollogu, me ç’rast prezantuan Fondin inovativ për zhvillimin e bizneseve në këtë rajon dhe masat e qeverisë për mbështetjen e investimeve nga Shtyllat e Planit të rritjes ekonomike.

Sipas Apostolskës, qëllimi i takimit ishte nxitja e biznesmenëve për investimet e tyre të ardhshme në forcimin e proceseve afariste të teknologjisë.

“Takimi i sotëm me përfaqësuesit e OEMVP-së ka për qëllim prezantimin e politikave qeveritare ekonomike dhe përkrahjet financiare me qëllim që biznesmenët të nxiten për investimet e tyre të ardhshme në forcimin e proceseve të tyre afariste të teknologjisë, të ndërmarrjeve investuese duke u pajisur me makina të reja dhe pajisje të reja, me resurse njerëzore, t’i nxisim që të hyjnë më guximshëm duke e ditur se pas investimeve të tyre, gjithsesi shteti do t’i përmbushë kërkesat e tyre, do të bëjë kthimin e parave si ndihmë financiare.”-shprehet Zorica Apostolska – Ministre e investimeve të huaja.

Drejtori i OEMVP-së, Nebi Hoxha, deklaroi se në këtë rast janë në rolin e mbikëqyrësve për arsye, siç thekson ai, të mospërsëritjen ngatërresa në marrjen e fondeve.

Ndërkaq, drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, Drilon Iseni duke folur rreth tatimit progresiv deklaroi se për reforma të tilla është dashur të bëhet një konsultim me komunitetin e biznesit që në rast konkret një gjë e tillë nuk është bërë.

Menderes Kuçi deklaron se e përkrah tatimin progresiv dhe idenë se kush fiton të ardhura më të mëdha duhet të ketë tatimin më të lartë.

Përndryshe, sipas asaj që thanë nga OEMVP-ja, të njëjtit kanë anketuar mbi 500 biznese të cilët në mënyrë kategorike e kanë hedhur poshtë reformën e tatimit progresiv dhe prandaj nga kjo Odë kërkojnë që kjo reformë të prolongohet për një periudhë 5 vjeçare. /Blerona Jakupi/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia