Zhvillohet Mbledhja e 3-të e Ministrave të Jashtëm Kinë dhe Azi Qendrore

Anëtari i Këshillit të Shtetit dhe ministër i Jashtëm i Kinës Wang Yi mori pjesë të mërkurën në Mbledhjen e 3-të të Ministrave të Jashtëm Kinë+Azi Qendrore (C+C5).

Në këtë mbledhje, kryediplomati kinez vuri në dukje se Kina dhe vendet e Azisë Qendrore kanë fqinjësi të ngushtë dhe janë të ndërvarur prej njëri-tjetrit. Sipas tij, pavarësisht ndryshimeve në arenën ndërkombëtare, pala kineze gjithmonë i përkrah vendet e Azisë Qendrore të mbrojnë sovranitetin e pavarësinë dhe të ndjekin një rrugë zhvillimi në përputhje me realitetin e tyre, për të ndërtuar një Azi Qendrore të pavarur.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Po ashtu, Kina i përkrah këto vende të ruajnë sigurinë politike e qëndrueshmërinë shoqërore për të ndërtuar një Azi Qendrore paqësore, si edhe të përshpejtojnë zhvillimin ekonomik në të mirë të shtimit të mirëqenies së popujve të tyre, për të ndërtuar një Azi Qendrore të lulëzuar. Gjithashtu, pala kineze nxit forcimin e lidhjeve e të bashkëpunimit, për të ndërtuar një Azi Paqësore të bashkuar. “Pala kineze dëshiron që, në bazë të parimeve të respektit të ndërsjellë, fqinjësisë së mirë, solidaritet në çdo rrethanë e të përfitimeve të përbashkëta, të forcojë bashkëpunimin me vendet e Azisë Qendrore, për të ndërtuar një bashkësi më të ngushtë të fateve të përbashkëta Kinë-Azi Qendrore”, tha ministri Wang.

Mbledhja e 3-të e Ministrave të Jashtëm Kinë+Azi Qendrore (C+C5),8 qershor, Nur-Sultan, Kazakistan(Ministria e Punëve të Jashtme e Kinës)

Mbledhja e 3-të e Ministrave të Jashtëm Kinë+Azi Qendrore (C+C5),8 qershor, Nur-Sultan, Kazakistan(Ministria e Punëve të Jashtme e Kinës)

Pjesëmarrësit e tjerë në mbledhje e vlerësuan lart mekanizmin e bashkëpunimit “C+C5”, dhe u shprehën se Kina është jo vetëm një fqinjë e mirë, por edhe partnerja tregtare e investitorja më e madhe e pesë vendeve të Azisë Qendrore. Të dyja palët kanë besim të shëndetshëm politik e bashkëpunim mjaft frytdhënës. Pesë vendet e falënderuan Kinën për mbështetjen në ndërtimin infrastrukturor, përmirësimin e jetesës së popullit, krijimin e ndërlidhshmërisë rajonale dhe ndihmën antipandemike. Ato janë të gatshme të shfrytëzojnë mundësinë e mekanizmit “C+C5” për të ndërtuar një Azi Qendrore me paqe, miqësi, ndihmë të ndërsjellë e harmoni. Vendet e Azisë Qendrore përkrahin vënien e përbashkët në jetë të nismës “Një brez, një rrugë” me cilësi të lartë dhe ndërtimin e Rrugës së Mëndafshit të gjelbër e digjitale. Ato mirëpresin marrjen e përvojave nga suksesi i zhvillimit të Kinës, në ndihmë të gjetjes së metodave për zhvillimin dhe zbutjen e varfërisë, duke realizuar zhvillimin inovativ dhe të vazhdueshëm.

Të gjitha palët u shprehën po ashtu se, para sfidave të reja të sjella nga situata ndërkombëtare në luhatje, ato janë të gatshme të forcojnë bashkëpunimin dypalësh e shumëpalësh, të ruajnë sovranitetin, sigurinë e vlerat kombëtare, të mbrojnë parimet e Kartës së OKB-së, të godasin forcat separatiste, ekstremiste e terroriste dhe të realizojnë sigurimin ushqimor, në të mirë të paqes, të qëndrueshmërisë dhe të zhvillimit të Azisë. Ato vlerësuan lart rolin konstruktiv të Kinës në parandalimin e krizës humanitare në Afganistan dhe premtuan përpjekje të përbashkëta për të nxitur rindërtimin e këtij vendi.

Mbledhja e 3-të e Ministrave të Jashtëm Kinë+Azi Qendrore (C+C5),8 qershor, Nur-Sultan, Kazakistan(Ministria e Punëve të Jashtme e Kinës)

Mbledhja e 3-të e Ministrave të Jashtëm Kinë+Azi Qendrore (C+C5),8 qershor, Nur-Sultan, Kazakistan(Ministria e Punëve të Jashtme e Kinës)

Ministrat e jashtëm pjesëmarrës ranë në një mendje gjithashtu të krijojnë mekanizmin e takimit të liderëve C+C5, dhe miratuan katër dokumente lidhur me thellimin e bashkëpunimit të mëtejshëm.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share