close
Top LajmeVendi

ZIBERI PËR ARRATISJEN E MIJALKOVIT DHE ZHVILLIMET NË BFI

naseri

KLAN DEBAT: AVOKATI I POPULLIT – TË DREJTAT E QYTETARËVE E ZBATIMI I LIGJIT


Maqedonia është në pritje të çeljes së negociatave për aderim me të drejta të plota në familjen evropiane. Hiq kundërshtitë e Sofjes zyrtare, Bashkimi Evropian nënvizon se kusht parësor për anëtarësim  janë institucionet e qëndrueshme të cilat, si të këtilla, garantojnë demokracinë, sundimin e së drejtës, të drejtat dhe liritë e njeriut, si dhe respektimin dhe mbrojtjen e të drejtave të komuniteteve joshumicë. Realisht çfarë është gjendja dhe çfarë duhet bërë? Për këtë dhe shumë tema e dilema të aktualitetit politik sonte flasim me Avokatin e sapozgjedhur të popullit, Naser Zyberi.

 Rasti i aratisjes së ish kryepolicit të shërbimeve sekrete, Sasho Mijallkov, dhe mënyra e anashkalimit të arrestit shtëpijak, sipas avokatit të popullit, Naser Ziberi, padyshim se është një prove e mjaftueshme e konstatimin të kahmotshëm të ekspertit të BE-së Pribe, se në RMV shteti është i kapur, sundimi i së drejtës dhe përmbarësia e gjyqësorit janë vënë në seriozisht në pikëpytje.

NASER ZIBERI – AVOKAT I POPULLIT

 “Ky rast sa vërteton konstatimin se edhe përkundër ndryshimit të regjimit ende nuk janë vëndsur në baza të shëndosha themelet e ngritjes së shtetit juridik dhe sundimit të ligjit. Mendoj se çalimi është në tri segmete, ne segmentin e parë organëet e rendit, rafshin e dytë prokuroria dhe e treta gjygjësori. Një hetim serioz dhe opinionit do ti vihet në dije se ku caloj më seriozisht një aktivitet që duhej të rezultojë me sigurimin e tij në prag të shqiptimit të dënimit”.

Ndërkaq sa i përket temes që javën e kaluar ishte kryefjalë e mediave në vend, gjegjësisht regjistrimi nga gjykata e Bashkësisë Fetare Selefiste, Ziberi thotë se kjo paraqetë tendencë e vënies së paralelizmit në unitetin e institucionit te komunitetit mysliman ne vendin tonë.

NASER ZIBERI – AVOKAT I POPULLIT

Tendencat permanente që atje të krijohen probleme, të nxiren probleme, duken si tentativa për të destabilizuar jetën fetare të muslimanëve në vend. Në nenin 9 paragrafi 3 thuhet se: organi i cili është kompetent për regjistrimin e një bashkësie fetare apo grupi religjioz, para se ta merr vendimin duhet që ta shqyrtoj sitatën se për këtë komunitet ekziston edhe një subjekt i regjistruar apo jo.”

Në Klan Debat, Naser Ziberi theksoi se brenda një muaji Avokati i Popullit do të dalë me një raport-analizë për cështjen e kërkesave për nënshtetësi, nga pavarësia e vendit e deri tani. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia