close
EkonomiVendi

ZIZHT: KOMPANIA GJERMANE “FRANC KIEL” INVESTON NË TETOVË

FB_IMG_1600100399852

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka arritur marrëveshje me Kompaninë gjermane Franc KieL, ku kjo kompani do të investoj 3,5 milion euro në fabrikën e re për prodhimin e ulëseve të trenave në zonën industriale në Tetovë.

Në këtë fabrikë, sic njoftohet, do të hapen 300 deri në 500 vende të reja pune në rajonin e Pollogut. Qeveria gjatë seancës së sotme dha dritë jeshile për nënshkrimin e qirasë afatgjatë të tokës ndërtimore me Kiel NMK për një periudhë prej 20 viteve. Ky eshte edhe investim në këtë Zonë Ekonomike dhe paraqet investimin e parë të një fabrike gjermane në Tetove. Perndryshe ne Zonen e Lirë Ekononike ne Tetove janë punesuar mbi 2000 punetorë./KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia