close
EkonomiTop Lajme

ZIZHT TETOVË: “LEAR” HAP VENDE TË REJA TË PUNËS

Screenshot_5

Kompania amerikane “Lear Corporation”, sot në sallën Këshillit të Komunës së Gostivarit, ka prezantuar detaje në lidhje me thirrjen publike për operatorë të makinave për qepje – me ç`rast do të bëhen 70 punësime të reja. Fabrika është e lokalizuar në ZZHTI Tetovë, shtrihet në 12 000 metër katrorë, disponon me makina më bashkëkohore.

Lear Corporation’ është furnizues kryesor global i ulëseve dhe sistemeve elektrike, me produkte të klasit botëror, e cila ka një shtrirje impozante në mbarë botën me 132.000 të punësuar në 235 objekte prodhuese, në 34 vende të botës. Pjesë e këtij rrjeti global është edhe fabrika që gjendet në Tetovë. /Klan Maqedoni/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia