close
Bota

ZJARR NË NDËRTESËN 38-KATËSHE, MBI 100 PERSONA BLLOKOHEN NË TARRACË

122224116_whatsappimage2021-12-15at15.16.23

Më shumë se 100 persona janë bllokuar në tarracën e Qendrës Botërore të Tregtisë në Hong Kong duke pritur që të shpëtohen pasi një zjarr shpërtheu këtë të mërkurë. Policia ka konfirmuar se të paktën 8 persona janë lënduar si pasojë e ngjarjes dhe janë dërguar në spital.

Ata thanë se zjarri ka shpërthyer në dhomën e makinerive dhe më pas çoi në djegien e skelave. Ndërtesa është në proces rinovimi. Fatmirësisht deri më tani nuk flitet për viktima.

Sipas autoriteteve deri më tani janë evakuuar 150 persona. Në momentin e zjarrit kanë qenë duke punuar vetëm disa kate të ndërtesës, shumica restorante dhe zyra. Ndërtesa në fjalë është 38 kate./tvklan.al

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia