close
Top LajmeVendi

“ZJARRI”- 4 EKSPERTË GJERMAN KËTO DITË I BASHKANGJITEN HETIMIT

Sequence 01.01_25_42_18.Still026

VAZHDON PËRPLASJA MES PUSHTETIT DHE OPOZITËS LIDHUR ME ZJARRIN


Hetimit të zjarrit në spitalin modular në Tetovë këto ditë do të duhet t’I bashkangjitet ekipi gjerman nga Shërbimi Federal Kriminalistik. Zëdhënësi I Qeverisë Dushko Arsovski tha se ky ekip përbëhet nga dy kriminalistë të forenzikës për hetimin e zjarreve dhe dy kriminalistë për matjen laserike të hapësirave dhe për fotografim. Nga ana tjetër vazhdojnë përplasjet mes pushtetit dhe opozitës lidhur me hetimin dhe përgjegjësinë.

Katër ekspertë gjermanë nga Shërbimi Federal Kriminalistik këto ditë do t’i bashkangjiten hetimit të zjarrit në spitalin modular në Tetovë. Sipas zëdhënësit të Qeverisë, Dushko Arsovski, bëhet fjalë për dy kriminalistë të forenzikës për hetimin e zjarreve dhe dy për matjen laserike të hapësirave dhe për fotografim. Arsovski nënvizoi se MPB do të ndihmojë në vërtetimin e fakteve duke ofruar mjete, drafte, plane dhe informacione të tjera relevante që do të ndihmonin në zbardhjen e rastit.

Dushko Arsovski, zëdhënës I Qeverisë
“Ekspertët gjermanë do të punojnë bashkërisht me kriminalistët në MPB si mbështetje ndaj PTHP-së gjatë hetimit të vërtetimit të arsyeve për zjarri në Spitalin Modular në Tetovë”.

Nga ana tjetër vazhdojnë përplasjet mes partive në pushtet dhe opozitë lidhur me këtë ngjarje. Kreu I VMRO-DPMNE-së parashtron 10 pyetje për të cilat siç ka theksuar Zaev dhe Filipçe nuk kanë përgjigje.

Hristijan Mickoski, Kryetar i VMRO-DPMNE-së
“Pse nuk ka pasur personel mjekësor të mjaftueshëm dhe si është ajo mbrojtje shëndetësore ku mjek janë familjarët e të sëmurëve? Pse është paguar ryshfet për kujdes ndaj pacientëve? Cili nga Qeveria kërcënon familjarët e viktimave nga aksidenti dhe ua tërheq vëmendjen për dëshmi? Nëse Departamenti për krim të organizuar në Prokurori nuk udhëheq në procedurë, atëherë kush duhet ta bëjë këtë në prokurori? A dëgjoi PTHP deklaratën e kryeministrit Zaev i cili pranoi se është i i përfshirë thellë në hetimin i cili duhet të jetë objektiv? Çfarë duhet të ndodhë që Zoran Zaevi dhe Filipçe të japin dorëheqje”.

Por nga LSDM përsëri akuzojnë Mickoskin dhe VMRO-DPMNE-në se po mundohen që të përfitojnë poena politik nga kjo tragjedi.

LSDM
“Për të disatën herë VMRO-DPMNE dhe Mickoski po tentojnë që ta përfirojnë ndonjë pikë politike në një tragjedi kombëtare, me çka e tregojnë vetëm fytyrën e paturpshme. VMRO-DPMNE dhe Mickoski në vend që të sillen në këtë mënyrë, duhet të mësojnë se çfarë është Kushtetuta dhe Rregullorja, pastaj ta lënë hetimin e filluar që të jep të gjitha përgjigjet për zjarrin në spitalin e Tetovës.”

Për ngjarjen tragjike në spitalin modular të Tetovës ku humbën jetëm 14 persona, opozita vazhdimisht kërkon dorëheqjen e menjëhershme të Kryeministrit dhe Ministrit të Shëndetësisë, ndërsa nga partia në pushtet akuzojnë se VMRO-DPMNE nuk i njeh kushtetutën dhe ligjet. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia