close
Bota

Zjarri masiv në qendrën tregtare u merr jetën 27 personave në Nju Delhi

1

Një zjarr masiv shpërtheu të premten në mbrëmje në një ndërtesë tregtare katërkatëshe në kryeqytetin indian, duke vrarë të paktën 27 persona dhe duke lënë disa të plagosur.

Dhjetra njerëz janë shpëtuar nga ndërtesa, e cila përmban kryesisht dyqane, thanë autoritetet indiane.

Ndërtesa ndodhet në zonën Mundka në Nju Delhi.

Shkaku i zjarrit dhe detaje të tjera nuk dihen ndërsa më shumë se 20 zjarrfikëse po përpiqeshin të shuanin flakët.

Zjarret janë të zakonshme në Indi, ku ligjet e ndërtimit dhe normat e sigurisë shpesh shpërfillen nga ndërtuesit dhe banorët.

Në vitin 2019, një zjarr i shkaktuar nga një qark i shkurtër elektrik përfshiu një ndërtesë në Nju Delhi dhe vrau 43 njerëz.

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia