close
Top LajmeVendi

Zjarri tek ”Treska” Arsovska ka dyshime se ishte i qëllimshëm

Qeveria_Flamuj (11)

BANORËT TË FRIKËSUAR, ARSOVSKA KA DYSHIME SE ZJARRI ËSHTË I QËLLIMSHËM

Në 14:10, njësiti i zjarrfikësve ka marrë një telefonatë nga qytetarët, të cilët kanë alarmuar se një zjarr i madh ka shpërthyer në ish-fabrikën “Treska”, në mes të Shkupit.

Pas një beteje 2 orësh, 55 zjarrfikësit arritën që ta lokalizojnë zjarrin.

 ZVONKO DODEVSKI, ZJARRFIKËS

”Falë intervenimit të shpejtë, nuk është lejuar përhapja e zjarrit. Nuk ka persona të lënduar për fat të mirë.”

Komandanti i njësitit zjarrfikës tha se në hapësirën ku ndodhet kjo fabrikë, ka një numër të madh të materialeve që ndizen lehtë dhe çdo pakujdesi mund të shkaktoj zjarr.

E ende pa u marrë asnjë veprim nga organet hetuese, e para e Shkupit doli me dyshime se ky zjarr është ndezur qëllimisht.

DANELLA ARSOVSKA, KRYETARE E SHKUPIT

”Ajo që dua të them se nga indicet që i kemi me shumë gjasa bëhet fjalë për zjarr që është ndezur në këtë pjesë, siç më tha komandanti. Ka dyshime edhe se ka pasur persona që e kanë ndezur. Kjo është informatë që erdhi banorët që jetojnë këtu afër që thonë se kanë parë njerëz këtu.”

Ajo kërkoi nga institucionet që të veprojnë dhe mos të lejohet hyrja e personave në këtë objekt. Me komunikatë dolën edhe banorët e kësaj zone. Thonë se janë të frikësuar për jetën e fëmijëve të tyre, për shkak se përveç zjarrit, në oborrin e fabrikës së dikurshme, shohin insekte, gjarpërinj dhe minjë. /KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia