close
Top LajmeVendi

ZV/MINISTRI NUHIU NË FB: NUK PAJTOHEM ME LISTËN E FALJEVE!

an

Zv/Ministri i Drejtësisë përmes një postimi në Facebook është distancuar nga lista e faljeve që është nënshkruar në Ministri Bojan Mariçiq dhe I cili duhet t`i dërgohet Presidentit Pendarovski.

“Në lidhje me propozimet për falje për disa të burgosur në cilësinë e Zv/Ministrit të Drejtësisë nuk jam pajtuar dhe natyrisht kam reaguar institucionalisht! Propozimet e Drejtorive të burgjeve për të falur të burgosur të caktuar të cilët me veprat e tyre të kriminalizuara shqetësuan qytetarët dhe dridhën themelet e shtetit asnjëherë nuk do ta kenë mbështetjen time dhe nuk duhet ta kenë as mbështetjen e dikasterit të drejtësisë. Asnjëherë nuk do të heshtim për kauzën e drejtësisë!” – shkruan në Facebook, Zv/Ministri Agim Nuhiu.

Në listën e faljeve nga vuajtja e dënimit me burg ose për falje të plotë si propozim për Presidentin e vendit, Ministria e Drejtësisë në listë ka vendosur 48 persona. Mes tyre janë emrat e biznesmenit Sead Koçan, Aleksandar Vasilevski – Ninxha, dëshmitari kontraverz I Prokurorisë për ngjarjet e 27 Prillit 2017 por edhe Boban Iliq I dënuari me katër vite burg për vrasjen e 4-vjeçarit Almirit nga Kumanova./KlanMacedonia/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia